Tuesday, November 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTakim Fetai- Varnes: Partneriteti me SHBA-në është i pazëvendësueshëm

Takim Fetai- Varnes: Partneriteti me SHBA-në është i pazëvendësueshëm

Takim Fetai- Varnes: Partneriteti me SHBA-në është i pazëvendësueshëm

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai sot ka realizuar takim me Nicole Varnes, zëvendësshefe e Misionit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Fetai në rrjetet sociale shkruan se në takim është biseduar për zgjedhjet lokale, dinamikën aktuale të qeverisjes dhe reformat kyçe që janë në proces.
“Sot kafen e mëngjesit e pata me mikeshën time të mirë, Nicole Varnes, zëvendësshefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup. Fokusi ynë i përbashkët mbetet i njëjtë: përshpejtimi i rrugës evropiane dhe forcimi i institucioneve, që Maqedonia e Veriut të marrë ritmin dhe vendin që e meriton në familjen euroatlantike”, shkruan Fetai.
Sipas tij, partneriteti me SHBA-në është i pazëvendësueshëm në këtë udhëtim.
“Falënderues për bisedën e hapur, për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme drejt një shteti më funksional, më të drejtë dhe plotësisht të integruar në standardet euroatlantike”, thekson mes tjerash Fetai.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments