Tuesday, November 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAzizi: 55 mijë studentë do të marrin vauçerë në vlerë prej 15.300...

Azizi: 55 mijë studentë do të marrin vauçerë në vlerë prej 15.300 denarë për pajisje elektronike

Azizi: 55 mijë studentë do të marrin vauçerë në vlerë prej 15.300 denarë për pajisje elektonike

Zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi në një deklaratë për media ka bërë të ditur se nga dita e sotme Ministria e Transformimit Digjital ka hapur thirrjen publike për aplikimin e studentëve për marrjen e vauçerëve, me çrast 55 mijë studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të pajisen me pajisje ekektronike në vlerë prej 15 mijë e 300 denarë.
“Gjithçka që duhet të bëjnë studentët është të kyçen në sistemin e e-shërbimeve në ueb faqen uslugi.gov.mk dhe të bëjnë aplikimin dhe pas kryerjes së aplikimit do t’ju dalë një informim që e kanë marrë vauçerin me vlerë. Me atë vauçer me vlerë dhe me një dokument identifikimi dhe me deklaratë të nënshkruar që do ta bëjnë në sallonin e operatorëve ekonimik që bëjnë ndarjen apo blerjen e vauçerëve, ata do të mund të mund të pajisen me vauçerë”, tha Azizi.

Kjo, sipas saj vlen si për studentët e rregullt dhe ata me korrepodencë dhe në qoftëse haset në ndonjë problematikë gjatë aplikimit se nuk është në sistemin e MASH, me automatizëm ai do të njoftohet dhe do i dërgohet një link tjetër ku do të vazhdojë aplikimin dhe duhet të ngarkojë vërtetimin nga institucioni ku studijon, si i rregullt apo me korrespodencë dhe ata do të kenë të drejtën të bëjnë aplikimin deri më 20 dhjetor dhe të marrin pajisen elektronike.
“Ajo që ne dëshirojmë të bëjmë si apel si qeveri është që të gjithë studentët të kyçen në sistem dhe t’i marrin pajisjet elektronike dhe kjo është një ndihmë për ta dhe lehtësim gjatë studimeve të tyre”, tha zëdhënësja Latifi Azizi.
Ndryshe, aplikimi zgjat nga dita e sotme deri më 20 dhjetor, ndërsa pajisjet eleltkronike studentët do të mund t’i marrin deri më 31 dhjetor.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments