Sunday, November 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZbulohet autori i vra*sjes makabër në RMV, me thi-kë e ka vr-arë...

Zbulohet autori i vra*sjes makabër në RMV, me thi-kë e ka vr-arë një grua dhe më pas e ka varrosur në oborr

SPB Shtip, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale pranë BJB, ka paraqitur kallëzim penal kundër personit D.A. (74) nga Shtipi, për dyshimin e kryerjes së veprave penale “Vrasje” sipas nenit 123 dhe “Heqje e paligjshme e lirisë” sipas nenit 140 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari dyshohet se ka mbajtur B.N. (79) nga Shtipi kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij dhe më pas, me një mjet të mprehtë, i ka shkaktuar plagë therëse nga të cilat viktima ka ndërruar jetë. Më pas, trupi i saj dyshohet se është varrosur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit.

Rasti u evidentua më 24.10.2025, kur D.O. (84), banore e Shtipit, raportoi në SPB Shtip zhdukjen e motrës së saj, B.N. Pas ndërmarrjes së masave hetimore dhe dyshimeve të bazuara se viktima mund të ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e D.A.-së, më 10.11.2025, me urdhër gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë e tij. Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan disa sende si dhe gjurmë gjaku.

Pas kësaj, D.A. u arrestua dhe iu caktua masa e arrestit 96-orësh, duke u dërguar në Institucionin e Burgut në Kumanovë.

Me zhvillimin e hetimeve të mëtejshme dhe analizën e gjurmëve të sekuestruara, SPB Shtip realizoi një intervistë të dytë me të dyshuarin, gjatë së cilës ai ka dhënë detaje mbi mënyrën e kryerjes së veprës penale.

Trupi i viktimës u gjet dhe, me urdhër të prokurorit publik, u dërgua për autopsi. Ndërkohë, D.A. u paraqit para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili caktoi ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments