Friday, November 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Bisedohet për plotësimin e vendeve të lira në qeveri

Mickoski: Bisedohet për plotësimin e vendeve të lira në qeveri

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se qeveria është stabile dhe se ka mbështetje të konsiderueshme.

“Qeveria është e qëndrueshme. Fitorja bindëse në zgjedhjet lokale tregoi se kjo qeveri ka mbështetje të qartë dhe të padiskutueshme dhe se shtylla kryesore e asaj qeverie është OBRM-PDUKM dhe koalicioni që ajo udhëheq. Koha për politikë dhe bërje politikash ka mbaruar. Le të përveshim mëngët dhe të fillojmë punën, kemi shumë punë përpara”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai konfirmoi se ka bisedime për plotësimin e vendeve të lira në Qeveri pas zgjedhjeve lokale dhe për ristrukturimin e paralajmëruar, duke treguar se bisedimet janë duke vazhduar. Nuk mund të ndaja asgjë derisa të jetë. Asgjë nuk është përfunduar derisa të jetë përfunduar, tha Miskotski.

Kryeministri poashtu tha se 11 janari është data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura lokale në Gostivar, Qendër Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments