Friday, November 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBlerim Bexheti: Unë nuk frikësohem

Blerim Bexheti: Unë nuk frikësohem

Ish-kryetari dhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar publikisht pas, siç thotë ai, “tentativave për shantazh” dhe “konstrukcioneve politike” që synojnë ta diskreditojnë politikisht.

Në reagimin e tij, Bexheti thekson se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e tij politike, pavarësisht presioneve dhe kallëzimeve që i konsideron të fabrikuara.

“Mos mendoni se me këto ‘operacione’, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike,” shkruan ai.

Sipas tij, qeveria aktuale, të cilën e cilëson si “të udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale”, gabon rëndë nëse mendon se mund ta heshtë zërin e tij.
“Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as sot. Kallëzimet e porositura nuk më ndikojnë. Përkundrazi, më japin edhe më shumë arsye të qëndroj në krah të qytetarëve dhe të luftoj për llogaridhënie, drejtësi dhe demokraci,” theksoi Bexheti.

Ai përfundon reagimin me mesazhin se “e vërteta nuk mbyllet me kallëzime politike”, duke shtuar se nuk frikësohet nga asnjë formë presioni.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments