Thursday, November 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniI riu shqiptar u v*ra dhe u dogj brenda në makinë, nëna...

I riu shqiptar u v*ra dhe u dogj brenda në makinë, nëna e tij vdes nga ataku në zemër

*Ngjarja e rëndë që tronditi komunitetin shqiptar në Skourta, Viotia të Greqisë, ka marrë përmasa edhe më të dhimbshme. Nëna e Sulo Halilit, 27-vjeçarit shqiptar që u gjet i vrarë dhe i djegur brenda makinës së tij, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, e mposhtur nga dhimbja për humbjen e të birit.

Hetimet greke kanë zbuluar detaje tronditëse mbi mënyrën se si u krye krimi makabër. Dyshohet se i riu ra në një kurth të mirëorganizuar, pasi ishte joshur nga një grua të cilën e kishte njohur përmes një aplikacioni takimesh. Ai ishte nisur për t’u takuar në zonën e Vilias, por në vend të një takimi dashurie, e priste një kurth vdekjeprurës.

Sipas autoriteteve, Sulo Halili është mbajtur peng për rreth 24 orë, gjatë të cilave është torturuar dhe më pas ekzekutuar me armë zjarri. Trupi i tij më pas është vendosur në makinën e tij, të cilës i është vënë flaka në një zonë të izoluar të Skourtas, në përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë.

Hetuesit kanë zbuluar se automjeti i përdorur ishte raportuar më parë si i vjedhur dhe mbante targa të falsifikuara, çka ngre dyshimet se pas ngjarjes qëndron një grup i organizuar kriminal që vepron me metoda profesionale. Policia greke dyshon gjithashtu se 27-vjeçari mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas trupi i tij të jetë transportuar në zonën ku u dogj makina.

Aktualisht, çelësi i hetimeve mbetet telefoni i viktimës, i cili ende nuk është gjetur. Besohet se ai përmban biseda dhe prova të rëndësishme që mund të çojnë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments