Ish-kandidati për kryetar të komunë së Bërvenicës, Haqim Ramadani njofton se ai sot ka marrë një letër shkarkimi, por në fakt, ai këtë e cilëson si “kërcënim”.
“Sot, më paskan dërguar një letër përkëdhelëse, por në thelb kërcënuese. E nderuar sekretare shtetërore Juliana, e kuptoj shqetësimin dhe presionin që po tentoni të ushtroni përmes telefonit.
Ligjërisht nuk kishit asnjë të drejtë. Nga dita kur shpallen zgjedhjet, kryeministri nuk mund as të emërojë, as të shkarkojë. E megjithatë, më shkarkuat moralisht nga institucioni.
Tani, ndoshta prisni vetëm momentin të më “shkarkoni” edhe juridikisht. Por nuk më dhemb pse ujku më hëngri delet e mia, më dhemb pse edhe qentë e kopesë sime iu bashkuan në atë ngrënie.
Më keni tentuar të më ulni, të më poshtëroni, të më fshini autoritetin. Por autoriteti nuk jepet me dekret dhe as nuk merret me letër. Ai ndërtohet me ndershmëri, me qëndresë dhe me dinjitet – vlera që ju s’i njihni”, shkruan Ramadani në profilin e tij në Facebook.
Ai në fund shton se historia nuk i fal ata që përdorin shtetin për hakmarrje personale











