AKI: REAGIM NDAJ GËNJESHTRAVE TË MENDI QYRËS

0
710

REAGIM NDAJ GJENJESHTRAVE TË MENDI QYRËS

Z. Qyra, si pret t’i marrësh 5000 votat e qytetarëve të lirë të Strugës — me shantazh, me para apo me mashtrime?
Apo duke i premtuar te njejtin vend pune disa personave?
Vetem mos harro të pyesësh padronët e tu para se të premtosh edhe njëherë!

Mos harro: struganët nuk blihen! Ata të njohin mirë..fytyrën tënde politike e kanë parë duke bredhur prej partie në parti, duke u përkulur para kujtdo që t’ë garantonte një karrige ose dicka më shumë. Tani, pasi çdo derë politike të është mbyllur, po tenton ta maskosh etjen tënde për pushtet me fjalë për “unitet” dhe “pozitivitet”. Hipokrizi e pastër!

Sa për AKI-në dhe PR-in që përmend në çdo dalje, ndoshta të djeg sepse fushata e Aleancës Kombëtare për Integrim ka qenë shembull i qytetarisë, maturisë dhe respektit, ndryshe nga ajo që ti po bën — me shantazhe, presione dhe dezinformata.
Në vend që të flasësh për program, projekte e vizion për Strugën, po përpiqesh të fitosh me frikë e mashtrim.

Por mos harro, Struga të njeh: të njeh si njeriun që kërkon vetëm postin e Prefektit për t’u bërë shërbëtor i oligarkisë, e jo i qytetarëve.
Struganët kanë kuptuar prej kohësh se pas fjalëve të tua për “të mirën e qytetit” fshihet etja për pasuri e pushtet personal.

z.Qyra ju mund të keni parat por jo POPULLIN.Në raundin e dytë, qytetarët do të flasin qartë:
Jo shantazhit, jo mashtrimit, jo fytyrave të ricikluara politike!

Aleanca Kombëtare për Integrim
23.10.2025