Friday, December 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArbër Ademi: Në Tetovë shkojmë në rethin e dytë, poashtu në Haraçinë,...

Arbër Ademi: Në Tetovë shkojmë në rethin e dytë, poashtu në Haraçinë, Dollnen dhe Studeniçan

- Advertisement -

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, para pak çastesh njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të shkohet në disa komuna, duke përfshirë Kërçovën, Strugën, Studeniçanin (kundër një kandidati të pavarur), Tetovën, Dolnen dhe Haracinën.

Ai theksoi se në nivel nacional, Aleanca Kombëtare për Integrim është fituese absolute, me një diferencë prej mbi 20.000 votash kundrejt Koalicionit VLEN, ndërsa procesi i përpunimit të rezultateve vazhdon dhe kjo diferencë pritet të thellohet edhe më shumë., njofton TS.

“Në balotazh apo raundin e dytë do të shkojmë në komunat: Kërçovë, Strugë, Studeniçan (kundër kandidatit të pavarur), Tetovë, Dolnen, dhe Haracinë,” theksoi Ademi.

Arbër Ademi u shpreh optimist për balotazhet e ardhshme dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme./TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!