Monday, December 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAKI -Strugë: Mendi Qyra falënderon Mijallkovin dhe rikthen bashkëpunimin e vitit 2009!

AKI -Strugë: Mendi Qyra falënderon Mijallkovin dhe rikthen bashkëpunimin e vitit 2009!

- Advertisement -

Reagim nga Aleanca Kombëtare për Integrim – Strugë

Mendi Qyra falënderon Mijallkovin dhe rikthen bashkëpunimin e vitit 2009!
Në tubimin e mbrëmshëm, pamë një pankartë të qartë ku kandidati Mendi Qyra përshëndet dhe falënderon Mijallkovin — një kujtim i hidhur për qytetarët e Strugës, që i rikujton periudhën e bashkëpunimit të tij të vjetër me strukturat e VMRO-DPMNE-së.

Ky gjest nuk është i rastësishëm. Ai është dëshmi e qartë se pas gjithë retorikës për “pavarësi” dhe “vlera qytetare”, qëndron një rikthim i plotë në skenarin e vjetër të vitit 2009, kur Struga u la në dorë të të tjerëve dhe u nënshtrua interesave të jashtme.

Struganët e dinë mirë kush e çoi qytetin drejt përçarjes dhe kush po e ringjall atë frymë sot.
Faleminderimet ndaj Mijallkovit nuk janë shenjë mirësjelljeje — janë dëshmi e varësisë politike.

Ne në Aleancën Kombëtare për Integrim jemi të bindur se Struga nuk kthehet më prapa.
Struga e bashkuar rreth Doktor Arsim Dalipit dhe Faton Pollozhanit është garancia që qyteti ynë të mbetet në duar të sigurta, shqiptare dhe të bashkuara.

👉 #JoKthimPas
👉 #Numri4
👉 #BashkimiFiton

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!