Fetai nga Kumanova: BDI flet për tema të mëdha, por ka dështuar edhe për temat e vogla

0
7

Fetai nga Kumanova: BDI flet për tema të mëdha, por ka dështuar edhe për temat e vogla

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Arben Fetai, një nga liderët e VLEN në tubimin në Kumanovë ka akuzuar BDI-në duke thënë se flet për tema të mëdha, por që kanë ka dështuar edhe për temat e vogla.

“Kur flasim për tema të vogla, nënkuptojmë ujë të pijshëm që nuk e kanë bërë, çerdhe, shkolla që nuk i kanë bërë, infrastrukturë bazike, rrugore që nuk i kanë bërë. U desh që koalicioni VLEN të vjen në pushtet për 15 muaj të shpërndajmë dhjetëra milionë euro, 82 milionë euro për të qenë më i saktë, në komuna me shumicë shqiptare pa përfshirë Kumanovën apo Butelin për të rregulluar shumë probleme që i lanë ata të pazgjidhura”, tha Fetai.

Opozita sipas tij, nuk e zgjodhi as çështjen e kanalizimit të kryetarit të tyre dhe u desh, siç tha “Izeti të ndajë 14 milionë euro nga ministria e Mjedisit për ta rregulluar kanalizimin në Zajaz”.

“Sepse mjetet i kishin vjedhur, Artani me një kompani të Azerbajxhanit, përndryshe në listën e zezë të Bankës botërore”, ka thënë Fetai, duke kërkuar që më 19 tetor të rrethohet numri 7 për fitore në Kumanovë dhe të vazhdohet me punë të mira.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5