Tuesday, September 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE rëndë/ 50 vjeçari e v*rau djalin e axhës së tij

E rëndë/ 50 vjeçari e v*rau djalin e axhës së tij

*Një vrasje në fshatin Balaj ka tronditur Ferizajin të hënën mbrëma. Raportohet se i dyshuari për vrasje, është djali i axhës së viktimës.

Palët kishin mosmarrëveshje të mëhershme.

Tutje, ky medium raporton se personi që u vra sonte në fshatin Balaj të Ferizajt është i moshës 38-vjeçare dhe është qëlluar me katër plumba në stomak.

Viktima ka lënë pas vetës katër fëmijë.

40-vjeçari B.R nuk i mbijetoi plagëve që mori nga katër plumbat në stomak nga i dyshuari B.R, rreth 50-vjeçar që drejt tij kishte gjuajtur rreth pesë herë. I ndjeri ka lënë prapa katër fëmijë të tij në moshë të vogël dhe gjendja e familjarëve është e rëndë.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, ka thënë zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments