Tuesday, September 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN bën vepra, 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun modern...

VLEN bën vepra, 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun modern nëntokësor

VLEN bën vepra, 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun modern nëntokësor

Është bërë hapja e thirrjes për tenderim, ndërsa shumë shpejt do të fillojë realizimi i projektit më të madh kapital për Komunën e Çairit: ndërtimi i fazës së tretë të sheshit “Skënderbeu” i cili përfshin edhe parkingun modern nëntokësor.

Ky është investimi më i madh në historinë e komunës me vlerë mbi 25 milionë euro.

Projekti, siç bën të ditur zv/ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri do t’i japë sheshit “Skënderbeu” një funksion krejtësisht të ri.

Janë paraparë gjithsej 12.520 metra katrorë hapësirë, me kapacitet për mbi 400 automjete dhe kjo zgjidhje do të adresojë përfundimisht mungesën e vendeve të parkimit në zonën e Çarshisë, duke përmirësuar qasjen dhe duke gjallëruar funksionin tregtar e kulturor të një prej zonave më të rëndësishme të Shkupit.

Ky projekt madhor financohet tërësisht nga Qeveria/Ministria e Transportit me kuadër nga VLEN, sepse përmasat janë përtej mundësive të një komune të vetme.

Ndërtimi i fazës së re të sheshit “Skënderbeu” është shembulli më i mirë i qeverisjes sonë me përgjegjësi.

Ne nuk bëjmë veç premtime, por vepra.

Ky është Çairi që në krye me VLEN e ndërtojmë së bashku, pra Çair më modern, më funksional dhe në shërbim të çdo qytetari.

Me VLEN, projektet nuk ndalen, ata dinë vetëm realizimin e tyre dhe dëshmi për këtëjanë punët e mira në interes të qytetarëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments