Saturday, September 6, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIzet Mexhiti: Po afrohet fitorja më e madhe në historinë e Çairit

Izet Mexhiti: Po afrohet fitorja më e madhe në historinë e Çairit

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, duke thënë se çdo bisedë është pjesë e planit për një qeverisje më afër njerëzve.

“Mbrëmë ishim mysafirë në familjen e Ramadan Bejtulit në Fushë Topane. Takime të tilla janë pjesë e angazhimit tonë për të qëndruar afër qytetarëve, për të dëgjuar nevojat dhe shqetësimet e tyre, dhe për t’i informuar mbi projektet që po realizojmë për komunitetin,” ka shkruar ai.

Mexhiti theksoi se Çairi është vatra kryesore e angazhimit të tij politik:
“Çairi është zona ku përqendrohet puna jonë më intensive, dhe besojmë se përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, do të arrijmë rezultate të dukshme dhe përmirësime të prekshme në jetën e përditshme.”

Ai shtoi se këto takime u japin mundësi të hartojnë politika të bazuara në zërin e qytetarëve:
“Çdo takim na ndihmon të ndërtojmë një plan më të qartë veprimi dhe të jemi të sigurt se zëri i qytetarëve dëgjohet dhe merret parasysh në vendimet që marrim.”

Në fund, kandidati i VLEN-it u shpreh i bindur për një fitore historike më 19 tetor:
“Beteja më e madhe është pikërisht këtu, në Çair. Dhe fitorja që po afrohet do të jetë aq e thellë dhe aq madhështore, si është edhe vetë Çairi.”

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments