Saturday, September 6, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: Jepuni një "dajak" të mirë politikanëve shqiptarë para se të...

Lindim Etemi: Jepuni një “dajak” të mirë politikanëve shqiptarë para se të na “rrahin” për 4 vjet!

Zgjedhjet lokale që po afrojnë në tetor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë një tjetër skenë ku partitë politike shqiptare si gjithmonë shfaqen me premtime të mëdha, buzëqeshje të sforcuara, dhe fjalë që nuk mbajnë kurrë peshë. Në vend që të ofrojnë plane konkrete për ujë të pijshëm, shkolla funksionale, shëndetësi minimale apo ndonjë rrugë pa gropa, ata sërish bëjnë fushatë me vargje si: “Do t’i japim zë rinisë”, “Do e zhvillojmë komunën”, “Do sjellim investime”. E ndërkohë, pas çdo fjalie vjen heshtja që zgjat katër vjet.

Qytetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është budalla. Është i lodhur. I lodhur nga partitë që aktivizohen vetëm për foto me flamuj, për slogane nacionaliste që nuk i zgjidhin hallet e përditshme, dhe për ndarjen e posteve mes militantëve si në pazarin e gjësë së gjallë. Ndërkohë, të rinjtë largohen, infrastruktura ngec, komunat zhyten në borxhe, dhe korrupsioni mbetet e vetmja gjë që funksionon pa vonesa.

Është koha që qytetari t’u japë një “dajak politik”,jo fizik, por moral dhe zgjedhor këtyre partive. Me votën e tij, me mospranimin e manipulimeve të ulëta, me refuzimin e mitingjeve boshe dhe liderëve që bëhen të gjallë vetëm kur ka kamera.

Një “dajak” në kuti votimi është ndëshkimi më i mirë për ata që nuk kanë bërë asgjë përveçse kanë përdorur komunitetin shqiptar si mjet për pazare politike dhe poste personale.

Vota nuk është fanellë partie, është mjet ndryshimi. Nëse nuk ua bëjmë të qartë këtë tani, do na rrahin ata neve, me katër vjet premtime të rreme të tjera.
Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments