Mërgimtari dhe humanisti nga Ladorishti, Maksut Çollaku dhuron 25 banka dhe 25 karrige për shkollën e Frëngovës (FOTO)

0
70

Mërgimtari nga Ladorishti, Maksut Çollaku, dhuron 25 banka dhe 25 karrige për shkollën e Frëngovës

Mërgimtari dhe humanisti i njohur nga Ladorishti, Maksut Çollaku, ka dhuruar 25 banka dhe 25 karrige për shkollën fillore të fshatit Frëngovë, duke treguar zemrën e tij të madhe.

Ky gjest bujar i Çollakut vjen si ndihmë konkrete për përmirësimin e kushteve në shkollë dhe si shembull frymëzues për të gjithë ata që duan të japin kontribut për komunitetin e tyre.

Maksut Çollaku është i njohur si një nga humanistët më aktivë nga Ladorishti, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë aty ku ka nevojë,qoftë në arsim, shëndetësi, objekte fetare apo projekte të tjera për të mirën e përbashkët.

Ky kontribut nuk është vetëm një ndihmë materiale, por edhe një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ruajtjes së lidhjeve me vendlindjen.

(Struga Ekspres)