Wizz Air njofton zgjerim të mëtejshëm në Republikën e Maqedonisë, duke shtuar një aeroplan të gjashtë në bazën e saj në Shkup, si dhe 13 linja të reja ajrore.
Me biletat që janë të disponueshme që nga sot, Wizz Air shton pesë linja të reja në rrjetin e saj, duke e lidhur Shkupin me Budapestin dhe Napolin, ndërsa Ohri do të lidhet me Milanon, Katovicën dhe Vroclavin, përveç linjave tashmë të shpallura për këtë vit.
Me fillimin e këtyre 13 linjave të shumëpritura nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, Wizz Air do ta lidhë Maqedoninë me 41 destinacione në 17 vende të Evropës. Shtohet një aeroplan i gjashtë në bazën në Shkup dhe modernizohet i gjithë flota me avionët më të avancuar Airbus A321neo deri në fund të këtij viti. Me këtë përmirësim, kapaciteti i ulëseve do të rritet për 55%, theksojnë nga kompania.
(Struga Ekspres)