Thursday, September 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGazetari Naser Selmani reagon pasi ia çan gomat e makinës: Nuk mund...

Gazetari Naser Selmani reagon pasi ia çan gomat e makinës: Nuk mund të më frikësoni, nëse policia nuk e bën detyrën, atëherë kam të drejtën e Zotit për vetëmbrojtje

Të dashur miq,

Ju njoftoj se sot në mëngjes kam vërejtur se dikush me thikë ka dëmtuar gomën e makinës të parkuar para ndërtesës ku jetoj në Shkup.

Nuk i kam borxh askujt dhe nuk kam konflikt me askend!
Rastin e paraqita në polici dhe pata një bisedë të shkurt me ministrin e brendshëm, Pançe Toshkovskin për ta njoftuar për këtë incident dhe kërkova të zblulohen autorët dhe inspiratorët e krimit.

Ministri më premtoi se do punojnë për zbardhjen e rastit.

Unë jam gazetar dhe nuk jam anëtar i asnjë partie politike. Jam qytetar i zakonshëm, shqiptar dhe anëtar i Lëvizjes Bota shqiptare!

Me këtë rast ftoj kryeministrin Mickovski dhe liderët e partive shqiptare të dënojnë këtë akt të shëmtuar kundër një gazetari dhe të distancohen nga këto veprime të shëmtuara të dhunës kundër lirisë së fjalës.

Une kam dyshimet e mia, por njëherë nuk do të flas para se policia të merr kohën e duhur për të kryer detyrën e saj, të zblulojë autorët dhe inspiratorët e këtij sulmi dhe të kërkoj prej organeve të drejtësisë ndëshkimin e kriminelëve.

Nëse për një afat të arsyeshëm prej dy javësh, policia dhe organet e hetuesisë nuk zbulojnë autorët e inspiratorët e krimit, atëherë me opinionin do të ndajë dyshimet e mia se kush qëndron pas këtij akti kriminal.

Nëse diskush mendon se me metoda kriminale mund të më frikësojnë, e kanë shumë gabim. Keni zgjedhur njeriun e gabuar.

Edhe njëherë përsëris, nëse policia nuk mbron qytetarët e vet, atëherë si qytetar dhe shqiptar kam të drejtën e Zotit për vetëmbrojtje.

Poashtu do ju drejtohem organizatave ndërkombëtare, shtetit shqiptar dhe Kosovës të marrin në mbrojtje shqiptarët dhe gazetarët e rrezikuar në Shkup!
Naser Selmani-gazetar

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments