Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBujar Osmani: Urime vitin e ri shkollor për të gjithë nxënësit, mësuesit...

Bujar Osmani: Urime vitin e ri shkollor për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Mëngjesi i 1 shtatorit është gjithmonë i veçantë

Urime vitin e ri shkollor për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit. ❤️
Mëngjesi i 1 shtatorit është gjithmonë i veçantë.

Arsimi është sektori me të cilin kurrë nuk do të bëj kompromis. Nuk mjafton vetëm që fëmijët të shkojnë në shkollë, ata duhet të kenë kushte të vërteta për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ëndërruar. Në bankat shkollore që nga vitet e para lind dashuria për shtetin, për lagjen, lind dëshira për të qenë pjesë e shoqërisë. Kjo nuk do të ndodhë nëse fëmijët tanë nuk kanë kushte të mira për mësim, shoqëri dhe kujdes të përkryer.

Në programin tim kemi paraparë shumë masa dhe një reformë të plotë të shkollave. Do ta ulim numrin e nxënësve nëpër paralele. Do të sigurojmë uniforma falas, çanta dhe ushqim për çdo fëmijë.

Në çdo shkollë do të ketë qendër për mbështetje psiko-sociale, sepse fëmijët nuk shkojnë në shkollë vetëm për nota dhe dëftesa. Do t’ia rikthejmë sportin dhe aktivitetet pasditeve, sepse shkolla duhet të jetë shtëpia e dytë. Fëmijët duhet ta duan shkollën dhe të duan të kalojnë kohë në të, jo të presin me padurim vetëm të shkojnë në shtëpi.

Do t’i bëjmë shkollat plotësisht gjithëpërfshirëse edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Do t’i rikthejmë mësuesit si autoritete, si heronj me përkrahje të fortë financiare për më të mirët. Po telefonat? Do t’i largojmë nga shkolla që të kemi mësim të fokusuar dhe fëmijë të shëndetshëm.

Ky nuk është vetëm program, kjo është detyra ime si prind. Arsimi do të jetë prioriteti im personal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments