Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai: Bilall Kasami është kryetari më punëtorë në nivel vendi, mandati që...

Fetai: Bilall Kasami është kryetari më punëtorë në nivel vendi, mandati që po vjen do të merr mbështetje të plotë qeveritare

Fetai: Bilall Kasami është kryetari më punëtorë në nivel vendi, mandati që po vjen do të merr mbështetje të plotë qeveritare

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në hapjen e shtabit në Tetovë tha se Bilall Kasami është një nga kryetarët më punëtorë me mbështetje të qeverisë do ta zhvillojë këtë qytet shumë më shumë. Sipas Fetait për herë të parë në historinë e vendit janë ndarë miliona euro për komunat shqiptare.

“Në këtë fushatë lokale e shihni se kundërshtarët tanë nuk kanë ofertë konkrete ata po sulmojnë VLEN-in. Populli nuk i harronë që ishin në pushtet për dy dekada, që kur MO është nënshkruar duhej që për tre vite të realizohej e dy dekada më vonë ata akoma flasin akoma për realizimin e kësaj marrëveshje jetike për shqiptarët. Shtylla e MO është gjuha shqipe ku në muajt e parë prekën butonat ku ata i kishin dhe aktivizuan lëndë që i kishin lënë në sirtarë. BDI statusin e gjuhës shqipe nuk e kanë zgjidhur asnjëherë. Në 15 muaj si qeveri e ri kemi alokuar mbi 219 milion euro, 82 milionë euro kanë shkuar në komunat shqiptare diku rreth 30%, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në kohën e BDI-së. Shtyllë tjetër e MO është edhe Përfaqësimi i drejtë dhe adekuar që kaluam projekt ligjin që është dashtë të kryhet kjo punë nga BDI.Shtylla e katërt e MO është badenteri, ne folëm zëshëm e qartë që nuk ka forcë e nuk ka birë nane që mund ta prek badenterin. Derisa VLEN është në qeverisje nuk ka asnjë deputet shqiptarë që mund ta votojë largimin e badenterit”, tha zëvëndëskryeministri Arben Fetai.

Fetai shtoi se Bilall Kasami Tetovën e mori në gjendje të mjerueshme dhe e nxorri nga ajo gjendje sipas tij tani është koha kur Bilalli gëzon mbështetje të plotë qeveritare dhe hymë në fazën e zhvillimit të hovshëm.

“Bilall Kasami Tetovën e trashëgoi nga një zonjë e cila u propozua për ambasadore në Turqi e kudo tjetër por nuk u pranua pasi kjo ishte nongrata me qeverisjen e saj në Tetovë. Këtë qytet Bilall e gjeti të rrënuar, nuk ishin rregulluar çështjet bazike. Mandatin e radhës Bilalli Tetovën do e ndryshojë nga gjendja emergjente në fazë të zhvillimit të hovshëm ekonomik, turizmit, është një nga kryetarët më punëtorë të VLEN-it”, përfundoi Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments