Tragjedi në një fshat të Strugës, një grua vetëvr*itet me armë zjarri

0
3263

Vetëvrasje me armë zjarri në Radozhdë, humb jetën një 52-vjeçare

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Radozhdë të komunës së Strugës, ku një grua i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Burime policore konfirmojnë për Struga Ekspres se viktima është një person i gjinisë femër me inicialet N.H.e lindur në vitin 1972.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas raportimit të rastit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri në këtë fazë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera në lidhje me motivet e mundshme që çuan në këtë akt të rëndë.

Hetimet janë në vijim, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.
(Struga Ekspres)


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5