Monday, August 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlbrim Hoxha: Zëri i Arbenit, zëri i VLEN-it dhe besnik ndaj idealit...

Albrim Hoxha: Zëri i Arbenit, zëri i VLEN-it dhe besnik ndaj idealit dhe jo interesit

Ai, ndoshta nuk e ka menduar kurrë veten si lider, por shpesh rrethanat imponojnë nevojën për zëra të tillë. Kjo ndodhi edhe para disa muajsh, kur brenda Aleancës sonë nisën të thuren plane kundër VLEN-it dhe në favor të BDI-së. Ishte një plan i tejdukshëm, sepse argumentet e kryetarit dhe pak njerëzve rreth tij ishin jo vetëm të dobëta, por edhe qesharake. Fëmijërore.

Në momente të tilla, gjithmonë janë ata aktivistë e njerëz të sinqertë (themeluesit, bërthama e Aleancës), që mblidhen vetëvetiu, pa i organizuar askush, për ta mbrojtur dhe shpëtuar këtë ide politike.

Krejt natyrshëm, sytë u drejtuan kah Arbeni ynë, Arbeni i VLEN-it.

Ndërsa disa devijuan nga qëllimet e Aleancës dhe sot gjenden krah Ali Ahmetit, Arben Fetai mbeti punëtor, besnik ndaj aktivistëve, i përkushtuar ndaj vijës ideologjike e jo interesave të momentit.

Ardhja e tij nga Belgjika, para një viti, e nderonte Aleancën, kryetarin, aktivistët, VLEN-in dhe qeverinë. Qëndrimi i tij sot, krah liderëve të tjerë të VLEN-it, na nderon të gjithëve.

Sepse VLEN nuk është vetëm një koalicion politik, por një përgjegjësi e madhe për të mbrojtur idealin për të cilin punuan e sakrifikuan themeluesit dhe aktivistët më të sinqertë. Dhe në këtë përgjegjësi, zëra si ai i Arbenit janë të pazëvendësueshëm.
Albrim Hoxha-VLEN

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments