Monday, August 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPushteti dhe opozita shqiptare përplasen sërish

Pushteti dhe opozita shqiptare përplasen sërish

Gazetare: Ajnur Bafqari

Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN thotë se opozita ka krizë identiteti, pas ndryshimit të vazhdueshëm të emrave të koalicionit. Përveç kësaj, Mexhiti thotë se ky koalicion çdo ditë po ballafaqohet me largime të reja, ndërsa nënvizon se VLEN është më unik se kurrë.

“E para VLEN-i edhe para një viti ka qenë VLEN edhe sot është VLEN, të tjerët i ndërrojnë emrat, herë.. edhe nuk i mbaj mend, Fronti Evropian, Fronti Kombëtar, ata kanë problem me identitetin. Po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplas keq dhe ju e shihni, është evidente, që çdo ditë dikush largohet prej aty. U largu partia turke, e cila ka qenë parti serioze me dikund 20 mijë banorë, u largu Menduh Thaçi. Të shohim ditëve në vijim. Por VLEN-i asnjëherë s’ka qenë më unik, asnjëherë s’ka qenë më i bashkuar”, tha Izet Mexhiti, VLEN.

Ndërkohë, Aleanca Kombëtare për Integrim akuzon se VLEN çdo ditë po përballet me një dështim të ri, se anëtarë, aktivistë dhe të gjitha strukturat po i ikin.

“Vetëm gjatë këtyre ditëve, anëtarë dhe struktura nga tre komuna publikisht u distancuan nga ky grupacion. Kjo është dëshmi se shqiptarët nuk mund të udhëhiqen me gënjeshtra dhe se politika e ndërtuar mbi interesa personale, gjithmonë përfundon me humbje. Derisa VLEN po shpërbëhet përpara syve të opinionit, Aleanca kombëtare për integrim, qëndron fuqishëm dhe i bashkon shqiptarët”, thonë nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës shqiptare në këtë temë vazhdojnë tashmë për disa ditë me radhë. / Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments