Monday, August 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiTop Channel: Mendi Qyra, sipërmarrësi që do të zgjojë Strugën nga gjumi...

Top Channel: Mendi Qyra, sipërmarrësi që do të zgjojë Strugën nga gjumi (VIDEO)

Top Channel i ka kushtuar një artikull të gjërë e të gjatë kandidatit të pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra.

Qyra është një emër i njohur në jetën ekonomike dhe shoqërore të Strugës. Ai është sipërmarrës i suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë aktiv në Oden Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ku ka shërbyer edhe si kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore .

Sips TCH, ai gjithashtu është pozicionuar si një zë i fortë i biznesit vendor dhe si përfaqësues i interesave të sipërmarrësve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në aspektin profesional, ka krijuar dhe drejtuar kompaninë “Trim & Lum”, e cila njihet si një ndërmarrje e qëndrueshme dhe kontribuuese në zhvillimin lokal.

Më qershor 2025, Mendi Qyra shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Strugës. Sipas tij, kjo nuk ishte një ambicie personale, por një përgjigje ndaj kërkesës që i erdhi nga komuniteti, nga bizneset, të rinjtë dhe qytetarët që duan ndryshim në menaxhimin e qytetit.

Programi i tij politik nuk është ndërtuar mbi premtime të mëdha e të paarritshme, por mbi prioritete të prekshme për qytetarët që lidhen me zhvillimin ekonomik lokal, menaxhimin e qytetit, mbrojtjen e mjedisit e turizimit etj.

Mendi Qyra paraqitet si një kandidat realist me një karrierë të fortë në sipërmarrje dhe organizata ekonomike. Ai e sheh Strugën si një qytet që duhet të zgjohet nga premtimet boshe dhe të kthehet në një hapësirë të funksionalitetit dhe mirëqenies.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments