Wednesday, August 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArben Fetai: VLEN me 107 mijë vota në Qeveri, BDI në grupin...

Arben Fetai: VLEN me 107 mijë vota në Qeveri, BDI në grupin e tyre parlamentar flet maqedonisht

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, njëherit një nga krerët e VLEN në intervistën për Kanal10, ka deklaruar se VLEN është futur në Qeveri me legjitimitetin e votës shqiptare. Fetai tha se BDI, në mandatet e fundit sa ishte në Qeveri, kishte rreth 85.000 vota, ndërsa VLEN, në zgjedhjet e fundit, mori afër 107.000 vota.

“Pra, ne kemi diku 50 për qind më shumë vota dhe trup elektoral se BDI, kur ishte në Qeveri. Është e vërtetë se koalicioni rreth BDI-së ka grumbulluar vota më tepër se ne, por nuk duhet të harrojmë se BDI ishte në koalicion me parti turke, boshnjake dhe rome, të cilat kanë ndihmuar që të grumbullohet një sasi votash jo shqiptare”, tha Fetai.

Ai shtoi se ata mes vete komunikojnë në gjuhën maqedonase në grupin parlamentar, ndërsa VLEN funksionon ekskluzivisht në gjuhën shqipe.

“BDI apo Fronti që quhej deri dje, brenda grupit të tyre parlamentar, komunikon në gjuhën maqedonase; ne funksionojmë ekskluzivisht në gjuhën shqipe. Përfaqësimi ynë politik është ekskluzivisht shqiptar dhe gjuha jonë e punës si koalicion VLEN është gjuha shqipe. Çdo respekt për deputetët e komuniteteve joshumicë, por nuk mund të thirresh në legjitimitet shqiptar kur funksionon në grupin tënd parlamentar në gjuhën maqedonase”, përfundoi Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments