Tuesday, August 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAhmeti: Angazhohemi për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë

Ahmeti: Angazhohemi për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë

Me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi angazhimin e shqiptarëve për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë.

“Unë dhe shqiptarët, dje, sot dhe nesër, angazhohemi për një Maqedoni unitare — as timen përsëri, as tuajën përsëri, por gjithmonë Maqedoninë tonë,” shkroi Ahmeti në kolumnën për “360 gradë”.

Ai kujtoi se Marrëveshja e Ohrit shënoi fillimin e ndërtimit të një shteti të përbashkët dhe euroatlantik, duke shtuar se “me këtë marrëveshje shtrënguam duart dhe i dhamë fjalën për një atdhe të barabartë”.

Ahmeti theksoi gjithashtu se shqiptarët nuk e kanë kontestuar kurrë identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase dhe se “sot, 24 vjet pas Marrëveshjes, Maqedonia ekziston dhe është anëtare e NATO-s”.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, duke theksuar se vetëm kështu mund të ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e barabartë, që do të mbrojë vlerat evropiane.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments