Wednesday, August 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra takon Afrim Gashin: Do të forcojmë bashkëpunimin për të mirën...

Mendi Qyra takon Afrim Gashin: Do të forcojmë bashkëpunimin për të mirën e Strugës

Mendi Qyra: Takim i frytshëm me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Z. Afrim Gashi

Kisha kënaqësinë e veçantë të takohem me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, me të cilin ndamë disa momente miqësore dhe konstruktive.

Shpreha falënderimin tim për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Odës dhe institucionit që ai drejton. Theksova rëndësinë që ky bashkëpunim jo vetëm të vazhdojë, por edhe të forcohet më tej, në funksion të përkrahjes së komunitetit të biznesit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në vend.

Z. Gashi, nga ana e tij, vlerësoi punën dhe përkushtimin e OEMVP-së, duke shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e ndërtuara deri më tani. Ai gjithashtu më uroi suksese në kandidimin tim si kandidat i pavarur për Komunën e Strugës, për çka e falënderoj sinqerisht.

Në përmbyllje të takimit, i premtuam njëri-tjetrit vazhdimësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat përkatëse, duke ndarë dëshirën për shëndet dhe suksese për të dyja palët.

Mendi Qyra

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments