Mendi Qyra: “Bashkohuni me ne për një Strugë që zgjohet!”
Kandidati për kryetar komune, Mendi Qyra, ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët e Strugës, duke i ftuar të bashkohen për një të ardhme më të mirë dhe më aktive për qytetin.
“ Bashkohuni me ne për një qytet që zgjohet. E gjithë energjia jonë është e përqendruar në punë dhe në zgjidhje konkrete për sfidat e #Strugës tonë, jo në fjalë e premtime sa për sy e faqe,” – u shpreh Qyra.
Nën moton #ValaeNdryshimit dhe #PërStrugën, Qyra theksoi se vizioni i tij është një Strugë që nuk fle, por që punon çdo ditë për të sjellë ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve.
Ai shtoi se qyteti ka nevojë për një udhëheqje që fokusohet te veprat dhe rezultatet, jo te retorikat boshe.
Qëndroni me ne për më shumë zhvillime nga fushata e Mendi Qyrës dhe rrugëtimin e tij drejt një Struge më të fortë e më funksionale.