Sunday, August 10, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBekim Qoku: E vërteta është se BDI ka perënduar

Bekim Qoku: E vërteta është se BDI ka perënduar

BDI, e njohur edhe si Fronti Evropian, Ndërkombëtar, i Gjelbër, Kombëtar, (për Integrim natyrisht) po përpiqet të joshe dhe manipulojë disa individë apo parti të vogla, kryesisht naivë dhe të etur për pushtet me çdo kusht, me premtime të tipit:
“VLEN-i do të dalë nga qeveria dhe Mickovski do të na marrë tani neve në qeverisje para Vitit të Ri, pas Vitit të Ri, në maj, para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve të parakohshme, zgjedhje lokale bashkë me ato të përgjithshme… do të hyjmë në qeveri në prill, në nëntor, në dhjetor, maksimumi në mars të vitit 2026.” Të ngratët vazhdojnë t’i hanë këto fore si llokume me fëstëk.

Ndërkohë, ditën ata shajnë dhe mallkojnë VLEN-in për bashkëqeverisjen me VMRO-DPMNE-në, ndërsa natën, ku e si të munden, i joshin dhe i mashtrojnë të tjerët me historinë se shumë shpejt VLEN-i do të dalë nga qeveria dhe se ata do të futen brenda.

E vërteta është se BDI ka perënduar. Sepse me figurat e saj aktuale në lista të zeza, e të korruptuar, që janë në arrati, me dhjetëra kallëzime penale për korrupsion, hajni dhe krim të organizuar, rikthimi në pushtet është i pamundur. As në ëndrrën më të bukur kjo gjë nuk do të ndodhë.

Mos lejoni të mashtroheni, manipuloheni apo magjepseni nga pushteti i kaluar, malin e i prishur. Ai ka mbaruar. Një epokë e re ka nisur, dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më mirë do t’ia dalim.

Ndryshimi ka ndodhur në maj të 2024. Ai do të betonohet pas 19 tetorit 2025.
Bekim Qoku
#VLEN

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments