Prof. Nebi Dervishi
Trajtesë
KALAJA E SHKUPIT NDËR SHEKUJ
Në trevat lindore shqiptare ruhen objekte të shumta fortifikuese, të cilat janë shumë të lashta, të cilat flasin për mjeshtrinë e shfrytzimit të terenit dhe pozitave gjeostrategjike si dhe për një traditë të pasur në këtë fushë.
Ndërtimi i objekteve të fortifikuara në trevat lindore shqiptare fillon që në periudhën ose epokën e neolitit të vonshëm, ndërsa përhapja më e madhe e fortifikimeve fillon në epokën e bronxit të vonshëm, si dhe në periudhën e hekurit.
Fortifikimet gjatë periudhës antike (shek. IV. p.e.s. – deri në shek IV – V të erës sonë, karaterizohet nga qytetet e fortifikuara, kala ose kështjella, kulla të veçanta dhe me mure penguese.
Njëra nga kalat monumentale dhe më komplekse në trevat lindore arbërore është edhe kalaja e Shkupit që është vendbanim i fortifikuar që ka gjurmë nga epokat e Enolitit, bronxit, hekurit, antikitetit të hershëm si dhe atë mesjetare dhe osmane. Kalaja e Shkupit është i vendosur në qendër të qytetit, pranë anës- rrjedhës së majtë të Lumit Vardar, në një terrasë apo pozitë me formën e një trekëndshi. Ana e sipërme është e rrafshtë, ndërsa nga ana jugore ka një rënje pingule nga shtrati i Lumit Vardar (Akciusit atik), me një lartësi prej 45 m, ndërkaq pika e saj veriore është më e ulët dhe për këtë arsye këtu ishin ngritur mure më të fuqishëm në të gjitha periudhat historike, por gjurmët më të hershme për banimin e Kalasë së Shkupit shkojnë që në epokën e Enolitit (bakrit) rreth 3200-2600 p.e.s. Ribanimi kryhet aty gjatë shekujve VII-VI p.e.s.. Prej kësaj kohe jeta e banorëve ilirë (fisi dardan) në këtë kala vazhdon pandërprerje (në kontuitet) deri në fund të shek. V e fillim të shek. VI p.e.s., atëbotë (atëherë kur Skupi antik qe braktisur përkohësisht, si rezultat i një termeti katastrofal i vitit 518 e.s. . Jeta në kala përsëri do të gjallërohet gjatë mesjetës së hershme, si qytet me rëndësi në Ballkanin qendror nën administratën e Perandorisë Bizantine por me kulturë arbërore.
Madhësia e qytetit në fazën më të hershme përfshinte në kuadër të mureve rrethuese rreth dy hektarë tokë. Në periudhën klasike qyteti do të zgjerohet në drejtimin verior, që isht në pozicion më të lartë, duke e rrethuar me mure të reja, të ngritura me teknikë të re, dhe që ishte përdorur nga tërë bota helenistike.
Gërmimet e para në këtë lokalitet arkeologjik kompleks u bënë në vitin 1953, me çrast zbulohen gjurmët më të vjetra të vatreës së zjarrit, furrës, etj/ Shumë vite më vonë, në vitet 1966 e 1967 u bënë hulumtime në shumë vende të këtij lokaliteti. Me këtë rast, janë gjetur fragmente të enëve prej qeramike që i takojnë epokës së hekurit, qeramike të importuara e pikturuara, mjete (vegla) metali, enë qeramikë të punuar thjeshtë, si dhe qeramikë për tryeza të punuara me rrotë.
Duke u bazuar në burime të shumta të kohës, Skupi antic ngrihet në fund të shek. VI – fillim të shek. V. p.e.s., (ose në gjysmën e parë të shek IV p.e.s., sipas disa të tjerëve) në anën e majtë të Vardarit, nga banorët e parë të fisit të madh ilir i dardanëve.
Sa i përket vendodhjes dhe ngritjes së qytetit kemi disa të dhëna. Më bindëse është teza se Shkupi antik shtrihet në anën e majtë të lumit Vardar, duke filluar nga lokaliteti Zllokuqani e duke përfunduar në kalanë e Shkupit.
Deri tani kemi shumë të dhëna që flasin për ngritjen dhe zhvillimin e dy pjesëve të qytetit: pjesa veriore dhe pjesa jugore.
Gjatë gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të Skupit ,arkeologu anglez Artur Evansi na jep të dhëna, se ai (Skupi) ishte ngritur ndërmjet lokaliteteve Bardovcë dhe Zllokuqanë, në anën e majtë të Vardarit dhe në pjesën veriore të rrjedhës së lumit. Tezën e A. Evansit mund ta mbështesim edhe me një fakt shumë të rëndësishëm se deri në vitin 1912, qyteti është banuar vetëm në anën e majtë të Lumit Vardar nga themeluesit e tyre fisi dardan dhe pasardhësit e tyre arbërit-shqiptarët, dhe se pjesa e djathtë e anës së Vardarit ka qenë kryesisht pronë e agallarëve dhe bejlerëve shqiptarë.
Sot, në lokalitetin ku A. Evansi bëri gërmime para njëqind e ca viteve, qarqet dhe institucionet e njohura shkencore, në mars të vitit 1953, me një ekip ekspertësh të Muzeut Arkeologjik dhe Muzeut Popullor të qytetit të Shkupit, të udhëhequr nga Prof. Dimçe Koço, ku kanë marrë pjesë edhe Borka Josifovska e Bllago Aleksova, pas disa javë hulumtimesh, në një thellësi jo më shumë se 1.5 – 2 m hasi në një kulturë të stërlashtë parahistorike. Ky fakt i zbuluar e detyrojë ekipin të heq dorë nga hulumtimet e mëtejshme, sepse ra ndesh me supozimet dhe detyrat e parashtrura. Vite më vonë, akademik Dimçe Koço – prof. në Fakultetin Filozofik të Shkupit, në një rast, në praninë e studentëve, kryesisht maqedon i ka shqiptuar fjalët: “… Ky mur që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit, është pjesë përbërëse e qytetit antik të Shkupit Dardan…”.
Studjuesit serb Zhirovjan Vinçiq në librin “Kështjella e Shkupit –Kalaja” (1966), sqaron preardhjen e kulturës së gjetur parahistorike. Ai, duke folur për gërmimet e vitit 1953, në mes tjerash thotë se: “në Kalanë e Shkupti, është një lagje dardane, e njohur me emrin “Skupi”, emri i së cilës është me preardhje të pastër ilire. Lagjia parahistorike e gjetur në Kalanë e Shkupit i takon grupit kulturor Bubanj-Hum, në të cilin elemtentet e epokës së hershme të bronxit i shtynë ato të neolitit të vonshëm. Me transkriptimin e këtyre vlerave realative në gjuhën e kronologjisë do të arrihen rezultatet, me të cilat jeta në Kalanë e Shkupit do të arrijë në rreth katër mijë vjet që është e banuar”. Pas publikimit të artifakteve të gërmimeve në Kala gjatë gërmimeve të vitit 1953, arkeologu Akademik Muzafer Korkuti do të shprehet se ato I takojnë periudhës dardanë.
Kalaja e Shkupit është ilire (dardane – arbërore). Është koha që opinion i gjërë në R. Maqedonisë dhe më gjërë, të sensibilizohet për rrezikun, që i kërcënohet nga zhdukja e artifakteve iliro – pra. dardane –arbërore si dhe të historisë të qytetit të Shkupit në vitet e fundit, nga “arkeologët “politik maqedonas që u prinë varrëmihësi Pasko Kuzman – i dëshmuar për zhdukjen dhe përvetësimin e etnokulturës iliro-shqiptare, siç bëri në vitet 1998-2002 me kalanë e dasaretëve (Lyhnidës-Ohrit), me falsifikimin e Maskave të Trebenishtit, etj.
Në realitet burimet historike flasin ndryshe nga pretendimet e Pasko Kuzmanit, që edhe në Kalanë e Shkupit të “zbulojë” kulturën sllavo – byzantine.
Këtë e demantojnë autorët e vjetër grekë, romakë, bizantin, serbë, bullgarë si dhe dokumentet të vjetra nga Vatikani, si dhe dokumentet osmane, angleze, vjeneze, etj., të cilat flasin qartë se cilët ishin themeluesit e parë të Skupit të lashtë.
Në mbështetje të gërmimeve arkeologjike të bëra nga anglezi Artur Evans, zbulues i Kulturës së Mikenës, i cili dëshmoi poashtu se Kalaja e Shkupit është padyshimin më të vogël është Ilire (dardane- arbërore).
Studimet që janë bërë kohëve të fundit për Dardaninë nëpërgjithësi dëshmojnë se në fillim të shek. IV p.e.s. vendbanimet e fortifikuara të llojit “gradina” që ishin karakteristike në stadin fisnor apo të federative fisnore, zavendësohen me qendra urbane. Këto burime na japin të dhëna, se si kryeqytetet tjera të mëdha edhe Skupi antic është formuar në gjysmën e parë të shek IV p.e.s., në anën e majtë të lumit Vardar (Akciusi) ose Lumi I Bardhë, nga banorët e saj të parë, ose fisi Dardanë.
Për vendodhjen dhe ngritjen e qytetit antik, burimet janë kokëforta, të cilat dëshmojnë se Skupi i lashtë shtrihej në pjesën e majtë të Lumit Vardar, dhe atë nga Kalaja e sotme e deri në Zllokuqan. Deri tani kemi më shumë të dhëna që flasin për ngritjen e dy pjesëve të qytetit, të pjesës Jugore dhe veriore.
Së pari, sipas këtyre burimeve dëshmohet se Dardanët qytetin antik Skupi e ngritën në pjesën jugore, nënë themelet e Kalasë së sotme të Shkupit. Këtë e mbështjesim edhe me faktin se një pjesë e mureve të mbetura të ndërtimit dardan, gjenden në pjesën perëndimore, pranë elektro-distribucisë të sotme, i cili është në shkatërrim e sipër nga ndërtimet pakriter, por kuptohet me qëllime të caktuara për zhbërjen e kësaj kulturë me vlera të jashtëzakonshme. Teza se pjesa jugore e Skupit antic ka qenë e ndërtuar nën themelet e Kalasë e mbështesin edhe disa studjues maqedonas, që u përfshinë në fushatën e vitit 2004, për të parandaluar dhe penguar ndërtimin e Ambasadës së SH.B.A. në Kala, me të vetmin argument se aty gjenden themelet e këtij qyteti. Këtë tezë e vërtetoi edhe prisi i grupit të “arkeologëve”, Pasko Kuzman. Në mbrojtje të kësaj teze është edhe fakti se deri në mesin e shek. XIX, qyteti i Shkupit, sipas burimeve osmane shtrihej vetëm në anën e majtë të Vardarit, dhe pjesërisht në anën e djathtë, kryesisht pranë Urës së Gurit, dhe në vazhdimësi ishte i banuar nga themeluesit e tyre, dardanët dhe pasardhësit e tyre arbërit,
Së dyti, gjatë gërmimeve arkeologjike në pjesën veriore të Shkupit, arkeologu Artur Evansi na jep të dhëna se Skupi antic ishte ndërtuar nga periudha pas pushtimit romak të këtij qyteti, i cili shtrihej ndërmjet lokaliteteve Bardovcë e Zllokuqan, në anën e majtë të Lumit Vardar, rrjedhimisht në pjesën veriore të rrjedhës së tij.
Për Skupin, si kryeqytet i Dardanisë dëshmojnë shumë të dhëna të periudhës romake, madje edhe pararomake që disponon arkeologjia dhe historia e gjeografisë. Në gazetat tona shpesh herë lexojmë shkrime të karakterit propagandues për Skupin dhe qytetet tjera, por të gjitha këto shkrime janë të karakterit pseudoshkencor dhe asgje nuk kanë të përbashkët me argumentet ekzistuese. Arkeologët vendas (Ivan Mikulqiq, Dr. Mixhait Pollozhani, etj) dhe të huaj, më parë dhe në kohën e fundit kanë dhënë kontribute të rëndësishme për ndriçimin e të kaluarës së këtij qyteti antik. Midis tyre, me respekt duhet përmendur arkeologun anglez, zbuluesin e kulturës së lashtë të Mikenës, Artur Evans, që formimin e Skupit e sheh si rezultat i kulturës romake, në kohën kur perandoria romake kishte mposhtur mbretëritë e Dardanisë dhe të Peonisë.
Ai, Skupin e lidh me qytetin Justiniana Prima, qendër e rëndësishme arkiepiskopisë dhe qendër e rëndësishme e Prefekturës së Ilirikut. Natyrisht, këto argumente janë më të kapshme dhe reale, për dallim nga disa autorë, bashkoanik të plejadës antishqiptare, duke filluar prej gjeografit Jovan Cvijiq, periudhë kjo e cila cilësohet me rrënimin e realiteti shkencor midis Ilirëve dhe pasardhësit e tyre, shqiptarë.
Ka shumë kohë studjuesit e mirëfilltë i mundon një gjë. A është e mundur që një nga misteret ose enigma e mëdha të Evropës, kohëve të fundit të marrë epilogun në qendër të qytetit të Shkupit. Një hipotezë e hedhur në opinion gati dy shekuj më parë, se Justinjani I, perandori bizantin me origjinë ilire dhe me gjak të pastër arbëror (i lindur në fshatin Taurision (Tauri, në periferi të Shkupit), ngriti një qytet për nderë të nënës së tij, ka gjasa të konstatohet se ndodhet pikërisht në Kalanë e Shkupit.
Ekspeditat arkeologjike në Kalanë e Shkupit kanë zbuluar në mes tjerash, edhe disa monedha të gjetura nga koha e sudnimit të Justinjanit I (527-565), të cilat japin bazën shkencore se qyteti I tij, ka gjasa reale të jetë ndërtuar në themelet e vjetra të Kalasë së Shkupit, pikërisht aty ku u zbulua shtëpia dardane ose parahistorike.
Të gjitha dëshmit e gjetura deri tani, nuk japin përgjigje përfundimtare, por janë shumë afër të vërtetës shekncore, për të dëshmuar se ishte Justinjani I, ai i cili filloi serinë e ndërtimeve të kështjellave nga Shkupi, për të vazhduar më pas në Tivar, Shkodër, Lezhë, Krujë, Ohër, Adrianopojë, Konstandinopojë e në shumë qytete të tjera, për të arritur në numrin 168 kështjella që na jep historian i oborrit pernadorak bizantin, Prokopi i Cezarës.
Të parët që hodhën ditë në një hipotezë të këtillë se Kështjella e Justinjanit I mund të jetë në themelet e vjetra të Kalasë së Shkupit, ishte Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, të cilët mbështeten në ngjashmërinë e mureve të ngritura në shek. VI, në kohën kur qeveriste me Perandorinë Bizantine, perandori Justinjani i me origjinë ilire.
Për gërmimet arkeologjike në Shkup, në vazhdim do të përpiqemi të japim vërtetësinë për këtë mister, që i shqetëson për një kohë të gjatë studjuesit, arkeologët dhe historianët jo vetëm të vendit, por edhe atyre ballkanik e botëror.
Bedemi (Muri) i ruajtur në gjatësi prej 121 m në pjesën veriore të Kalasë, ka ngjajshmëri përsa i takon arkitekturës së ndërtimit në Kullën e Ujit që është e vendosur në afërsi të Elektrodistribucionit.
Të dyja këto mure për nga pjesa e brendshme tregojnë se janë ngritur në shekujt e antikitetit, ndërsa pjesa e jashtme është ndërtuar me materialin e njëjtë, në gjysmën e parë të shek. VI të e.s., menjëherë pas tërmetit në Shkup, në vitin 518 dhe se ky material është marrë nga Skupi i vjetër. Ky fakt fletë qart se nga periudha e antikitetit e deri sot, Kalaja e Shkupit ka një lidhshmëri iliro(dardane)-arbërore. Kjo e vërtetë shkencore i hedh poshtë edhe pretendimet fashizoide të “arkeologut” politik të Pasko Kuzmanit, i cili duke përdorur çdo mjet, bënë përpjekje që edhe kalanë e Shkupi ta nxjerrë se është e shekujve X e XI. Këtu nuk mund të përjashtohet mundësia që diçka të jetë rindërtuar më vonë, mirëpo me siguri të plotë pohojmë se Kalanë e Shkupit e kanë ngritur një herë fisi ilir i dardanëve, e pakë më vonë formën e vërtetë ia dha perandori bizantin Justinjani I (527-565), i cili, sipas të gjitha burimeve historike ka origjinë ilire, i lindur në fshatin Taurision (Tauri i sotëm) në rrethin e Shkupit. Për, faktin se “Bedemi” (muri) verior dhe Kështjella e Ujit janë ndërtuar në shek. VI me materialet ndërtimore (gurët etj) nga Skupi antic na njohton edhe Konstantin Petro në vitin 1958, në revistën “Glasnik”, ku ndër të tjera shton se: “Sipas ngjashmërisë së murit verior, një pjesë e murit jugor edhe Kështjella e Ujtit, ka mundësi të jenë ndërtuar menjëherë pas tërmetit të vitit 518, me gurët e Teatrit të lashtë, sepse pas shekullit VI Dardania gjithmonë ka qenë e pushtuar dhe nuk ka pasur nevojë për ndërtime të forta.
Arkelogu i shquar Ivan Mikulçiq e ka trajtuar më së tepërmi, tezën se muri verior është ndërtim i Justinjanit I, i cili ngriti e meremetoi 168 kala e fortesa në Ballkan, për t’u mbrojtur nga sulmet e fiseve “barbare”, ashtu siç lajmëron Prokopi i Cezaresë, historian i oborrit bizantin. Ngjajshëm mendon edhe arkeologu Skender Muça, i cili shton se “Sipas ngjashmërisë me kështjellat e tjera të kësaj periudhe, muri verior që edhe sot qëndron i ruajtur, është padyshim ndërtim i Justinjanit të Parë”.
Edhe Arkeologu Dr. Mexhait Pollozhani ndanë idenë se: “Hipotezat e hedhura deri tani, mëdje qëndrimi i prof. Ivan Mikulqiqit si dhe materialet e gjetura me gërmime arkeologjike po e dëshmojnë se në shek. VI, apo e shprehur me kronologjinë arkeologjike, e njohur me emrin si epoka e antikitetit të vonshëm, po zbulojnë gjurmët e ndërtimeve të epokës të Justinjanit, me murin verilindor i cili është tipik ciklopik, ndërsa kohëve të fundit janë gjetur gjurmë të këtij muri (Bedemi) edhe në pjesën jugore të kalasë. Kjo është tipike për shek. VI e.s.”.
Të dhëna me rëndësi historike për kalanë, Shkupin antic dhe banorët e parë të këtyre trevave na japin edhe shumë historian të provincës jugosllave në gjysmën e parë të shek. XX, si Dr. M. Guriq, Prof. Stojanoviq, Zhvivojan Vinçiq, etj.
M. Guriqi, në “Shkupi në të kaluarën: (1922), flet se: “Shkupi në të kaluarën, flet për vjetërsinë e dardanëve dhe lidhjet e tyre me ilirët. Të parët që kanë banuar në këto troje janë dardanët. Sipas një gjeanalogu grek i antikitetit ata kanë preardhjen nga i biri i dardanit i quajtur Iliri. Teritori i tyre është shtrirë nga Hishi (Nasius) në veri, e deri në Veles (Astibo) në jug, e në perëndim deri te Drini i Bardhë ku kanë jetuar aty shumë shekujt, deri në shpërnguljen e paraardhësve tanë. Pra, Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ato janë autokton, të cilat kulturën, gjuhën dhe tiparet antroplogjike i formuan në vendet e tyre, në pjesën perëndimore të Gadhishullit Ballkanik. Aty ku shkrimtarët antik i përmendin në veprat e tyre me emër dardanë dhe ilirë” thotë M. Guriqi.
Sutudjuesi tjetër serb, Zhivojan Vinçiqi, në punimin “Kështjella e Shkupit – Kalaja” (1964), thotë se: “.. Në atë kohë në Kalanë e Shkupit ka ekzistuar një lagje e vogël dardane, që në atë kohë ka qenë e mundur të jetë Skupi, i cili emër është i pastër si loti me preardhje ilire. Ilirët janë një popull punëtor, kanë ndërtuar një kështjellë të lartë… ne sot nuk kemi të dhëna të shumta për ata (ilirët N.D.); në kala, mirëpo ato mund të fshihen në themelet e saj dhe në bedenet (muret). Për këtë arsye këto mbesin si shumë të rëndësishme për vërtetimin e kësaj hipoteze…”
Më i drejtëprdrejtë për qytetin e Shkupit është historiani Prof. Stojanoviq i cili thotë: “… Qyteti i Shkupit paraqitet në kohën e parahistorisë si kryeqytet i një ndër fiseve ilire, të Dardanëve. Është quajtur Skupi, nga edhe rrjedh emir i sotëm i sllavizuar, mirëpo është emër i vjetër dardan, të cilin edhe sot e përdorin shqiptarët, Shkup. Në shekullin e parë para Krishtit, Skupi ka qenë kryeqendra e Mbretërisë të Dardanëve dhe Dardanisë, një prej provincave më të mëdha gjatë sundimit romak…” (fragment i marrur nga “Enciklopedia e popujve”,Lib. II. 1897 e Prof. Stojanoviq).
Besohet se emri Scupi ka preardhje dardane (Scapi – strehim, shupë). Formimi i Scupit si vendbanim është ngusht i lidhur me strehimin e ushtarëve romak në këtë territor. Kështu, në kohën e August Oktavianit në vitet 13-11 p.e.s., dy legjionet romake nga Maqedonia antike ishin të futura në Dardani, e cila deri në vitin 15 të epokës sonë ishte shpallur protektorat, gjegjësisht ishte themeluar provinca Mezia.
Skupi prej një garnizoni ushtarësh të legjioneve romake, dalngadalë kalon në qytetet qytetarësh të ardhur nga viset e ndryshme të Ballkanit, e sidomos nga Dardania Jugore. Skupi si qytet kishte fituar statusin e kolonisë në kohën e Flavëve, me emrin Colonia Flavia Skupi.
Kolonizatorët në tërë fushëgropën e Skupit, kishin preardhje të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre ishte me preardhje nga Italia, Dalmacia, Istra, Franca Jugore, Siria dhe kuptohet vendasit dardan, poenët e të tjerë. Në Skup jetonin tregëtarë nga të gjitha viset dhe administratorët e shtetit. Në kohën e sundimit të perandorit Aurel, territori ishte i ndarë në province. Kështu, pjesa jugperëndimore e Mezisë ishte ndarë në provincë të re, që quhej Dardania me kryeqytetin Skupi. Në Skupi, kishte ardhur edhe perandori Teodosije I, dhe sipas tij qyteti është shënuar “Scopis” dhe “Scupis”, me të cilin qytet kishte përpiluar edhe urdhërin e tij. Qyteti në fjalë është i shënuar edhe në Tabula Pentingeriana. Se vërtet Skupi, ishte qendër e madhe ushtarake, dëshmojnë edhe të dhënat e një formacioni të madh ushtarak “Pseudocomitatenses Supenses”, ku midis tjerash theksohet se Skupi ishte shëndrruar në qendër të rëndësishme të Dardanisë.
Pra, madhsia e qytetit në fazën më të hershme përfshinte brenda mureve rrethuese rreth dy hektar tokë. Në periudhën klasike qyteti u zgjerua në drejtim verior që ishte në pozicion më të lartë, duke rrethuar me mure të reja, të ngritura me teknikë të re që ishte përdorr nga e tërë bota helenistike. Në fillim të shek. VI qyteti i Shkupit u braktis përkohësisht, si pasojë i një tërmeti katastrofal të viti 518. Jeta në kala përsëri do të gjallërohej gjatë mesjetës së hershme, si qytet nën administrimin Bizantin me kulturë arbërore. Gjatë epokës së mesjetës së hershme qyteti i Shkupit ishte vendi i kryqëzimit të rrugëve, qëndërpeshkopale, strategjike, tregëtare, ushtarake dhe administrative.
Edhe pse janë të paktë shënimet arkeologjike për gjendjen dhe jetën e Skupianëve pas tërmetit katastrofal të vitit 518, përsëri mendohet se pas tij jeta në këtë qytet dardan kishte filluar të dobësohej e të varfërohej.
Kronisti Marcelin Komes, sipas një shkrimi që kishte lënë, thuhet se Dardaninë e kishte përfshirë një tragjedi e paparë, i kishte rënë një hije e zezë. 24 kastelet (oppida-qyteza) dhe specule (objekte pusie) ishin tërësisht ose pjesërisht të shkatërruara, midis tyre edhe metropola Scupi. Thuhet, më tej në shkrimin e tij, se viktima në njerëz asokohe nuk kishte pasur, sepse popullsia më parë kishte ikur nga qyteti për shkak të sulmeve të shpeshta të armikut.
Pas kësaj ngjarje tragjike, qyteti më nuk përmendet me emrin Skupi, por me emrin e ri Justinjana Prima, i themeluar në vitin 535 nga Justinjani I, plotë 17 vjetë më vonë pas tërmetit katastrofal. Fushëgropa e Scupi, fiton një qytet të ri (Justinana Prima), lokacioni i të cilit duhet me siguri të kërkohet në Kalanë e Shkupit.
Në fillim të shekullit XI gjejgësisht në vitin 1004, gjatë luftës së Bizantit me Samoelin, Shkupi përsëri ra nën sundimin e Konstandinopojës, që do të zgjas gati dy shekuj, deri në fund të shek. XII. Edhe në këtë periudhë Shkupi ishte qendër e eparkisë, qendër administrative, vendqëndrim i strategut avtokrator ose kapitenit, mendej metropol i temës si dhe seli e dukës, e më vonë i Zhupanit.
Dhjetë vjet pas kryengritjes së Gjorgji Vojtehut, Normanët nga Gadishulli Apenin depërtuan në Ballkan me ç‘rast hynë edhe në Maqedoninë e sotme, dhe rreth vitit 1082 vojvoda norman Puntesi e pushton edhe qytetin e Shkupit. Pas largimit të normanëve, Shkupi edhe Kalaja u shndërruan në qendra ushtarake byzantine të rezistencës, në luftën kundër Rashkës fqinje. Gjatë ndeshjes ushtarake me Rashkën, këtu ka qëndruar për një kohë edhe perandori Bizantin Aleksi i Komneni, pasi ndiqte operacionet ushtrake kundër fqinjit verior. Gjatë luftimeve, ushtaria e Rashës depërton në këtë rajon, kryen shkatërrime të mëdha dhe pjesërisht djegin rrethinën e Shkupit.
Në shek. XII me zhvillimin e forcave prodhuese, u rritë e u zhvillua ekonomia e qyteteve. Tregëtarët e huaj treguan interes të madh për të zhvilluar tregëti me këto qytete në qendër të Ballkanit, në mesin e tyre edhe më qytetin e Shkupit. Rreth vitit 1153, gjeografi arab Idriz e përshkruan Shkupin si qytet të njohur me bujqësi, kopshtari, vreshtari dhe tregti shumë të zhvilluar, si dhe jep përshkrimin e rrjetit rrugor që kalonin përmes këtij qyteti.
Qytetet në këtë rajon tërhoqën vëmendjen edhe të tregëtarëve venedikas, e cila dëshmohet edhe nga “gramota” e lëshuar nga perandorit Bizantin Aleksi III, në vitin 1198 të adresuar Venedikut. Me këtë dokument Aleksi III i dëshmon disa të drejta Venedikut në temat bizantine, në mesin e të cilave edhe në “Prounicia Skopie cum episkepsi Cortion”.
Në dekadat e fundit të shek. XII, Bizanti u përfshi në një krizë të thellë ekonomike e politike. Në vitin 1185, përsëri Normanët depërtuan në territorin bizantin me ç‘rast përsëri pushtojnë Shkupin. Më vonë në vitin 1190, përderisa njësitë e kryqzatorëve të perandorit gjerman Fridrih Barbarosa lëviznin nëpër rrugën ushtarake drejt Konstantinopojës dhe Lindjes së afër, Zhupani serb Nemanja, me një eksperditë plaçkitëse e rrënon gjer në themel Shkupin.
Pas vdekjes së princit Strez, në vitin 1215, në Shkup do të vendoset pushteti I Epirit. Prej këti viti e deri në mesin e shek. XIII, në Shkup disa herë do të ndryshojnë sundimtarët. Kështu, pas betejës pranë Klokotnicës, në vitin 1230, Skupi dhe disa qytete për rreth e njohën pushtetin bullgar. Atëherë tregëtarët raguzianë (Dubrovnikas), në bazë të “gramotës” (lejes) të lëshuar nga sundimtari bullgar Ivan Asenit II, kishin të drejtë lirshëm të shesin e të blejnë mallra në tërë teritorin e shtetit bullgar e në këtë kuadër edhe në “hora” të Shkupit. Pas vdekjes të Asenit II, në vitin 1246, në Shkup e qytete të tjera u forcua administrate e Perandorisë së Nikesë, e pak më vonë (1261) edhe ajo Bizantine. Pushteti grek qënroi më shumë se 30 vjet.
Brënda këtyre viteve administrata bizantine dëbohet dy herë: në vitin 1258 nga feudalët serb dhe pak më vonë edhe nga boljarët bullgarë, në kohën e sundimit të Konstantinit të Qetë.
Në vitin 1282 ushtria feudale serbe depërton në rajonet kufitare të Bizantit, duke i pushtuar disa territore e qytete në mesin e të cilëve edhe Shkupin.
Qytetit i Shkupit në gjysmën e parë të shek. XIV tërhoqi vëmendjen e shumë personaliteteve të huaj, në mesin e të cilëve edhe të monarkut katalonas, Angelino Dullert.
Në dokumentin e quajtur “Xhortollan”, që daton nga viti 1339, është vizatuar kalaja e Shkupit me Kulla dhe flamuj, i shoqëruar me mbishkrimin Skopi.
Në Shkup janë nxjerrë edhe dokumente të rëndësishme për shtetin serb. Këtu që u shpallur Perandoria serbe që quajt (Perandoria e serbëve, grekëve dhe shqiptarëve) ndërsa kisha serbe u rrit në rangun e patriarkisë. Në kuvendin e mbajtur në Shkup më 16.04.1346, me pjesëmarrjen e klerikëve të lartë dhe feudalëve, sundimtari serb Dushan u shpall perandor. Në Shkup janë mbajtur edhe mbledhje (takime) të tjera shtetërore si dhe janë shkruar dhe nxjerrë disa akte ligjore, siç bjen fjala Kodi i Car Dushanit, në vitin 1349, i cili në mes tjerash, i rregullonte marrëdhënjet komplekse në territoret e pushtuara, etj.
Në mesin e shek. XIV qytetit i Shkupi dhe territori që shtrihej gjer në Kristopol i drejtonte sundimtari serb Dushan, ndërsa djali i tij, Uroshi sundonte me rajonet në veri e perëndim të Shkupit, gjer në Danub dhe detin Jon.
Pas vdekjes së Dushanit (1355), trashëgimtari i tij, Uroshi qëndron në Shkup. Aty, në “qytetin perandorak Skopi të shquar”, në vitin 1357, ai u dhuroi prona disa feudalëve. Në vitet e rënjes së perandorisë te Nemaniqëve qytetin e Shkupit e vizitojnë vëllezërit Mrnjaçeviq. Ato, mbretit Volkashin dhe Jovan Uglesha në “Skopi” gjegjësisht në qytetin Skopi, në vitin 1366 ua dëshmojnë ose vërtetojnë dhuratat feudalëve që mvareshin nga ato. Pas vdekjes së vëllezërve Mërnjaçeviq, në Betejën e Maricës, me Shkupin dhe me rajonin në veri dhe lindje të qytetit sundonte Vuk Brankoviqi.
Fqinjtë më të afërt, në lindje dhe në jug të Shkupit ishin despoti Dejanoviq dhe mbreti Marko.
Në fund të vitit 1391 në qyetin e Shkupit befas paraqiten ushtria turke, ku pranë një kishe zhvillohet një betejë e përgjakshme, me ç‘rast mbrojtesit e qytetit u detyruan të dorëzohen. Menjëherë, në kullat dhe muret e qytetit qenë nxjerrë flamujt e perandorisë, të cilat valuan për pesë shekuj me radhë.
Pra, qyteti mesjetar i Shkupit, qe ngritur në afërsi të vendbanimit antic Skupi. Ai shtrihej në një kodrinë që ngrihet në anën e majtë të lumit Vrdar. Aty, kryqëzoheshin rrugët që të çonin në drejtim të Pollogut, Kosovës, Vranjës, Nagoriçanit, Konjuhut, Koritosit, e Kozhles. Sipas historianit bashkohor bizantin Nikifor Gregorit, qyteti që në malet e Tribaliut, që lagen nga lumi Aksios (Vardar). Shkupi ka kalanë (qyteti i epërm e kulla) dhe lagje të lulëzuara (jeboria). Në “Lagjen e Skopit të njohur”, mbreti Millutin u takua me Danillon. Qyteti ishte i rrethuar me mure dhe i përforcuar me kulla (pirgje). Në qytet depërtohej në më shumë dyer, në mesin e të cilave ishte edhe dera e madhe. Në mbrëmje dyert mbylleshin dhe hyrja në qytet bëhej vetëm në raste të veçanta. Në qytet, në mes mureve rrethuese, kishte palate me oborre të pronarëve të mëdhenj të tokave. Shtëpi të njerëzve të mvarur “Rpini” (place), banesa për të deleguarit dhe mysafirët, si dhe objekte të tjera të ndërtimit”.
Për periudhën e sundimit, osman që zgjat rreth 5 (pesë) shekuj do tu referohemi të dhënave të rrugëpërshkruesit të famshëm osman Evlia Çelebi, që në vitet 1640 e 1660, dy herë do të rrugëtoi nëpër Ballkan, i cili në mes tjerash shkruan: “… Këto rajone i pushtoi Gazi Evrenos Beu, në kohën e sundimit të Bajazitit Jildirimë (1389-1402)… Shkupi është një kasaba e madhe, që shtrihet në një luginë (vend) të gjërë, të rrafshët, e gjelbëruar dhe punuar në të dy anët e Vardarit. Këtë kasaba e zbukurojnë godinat apo shtëpitë disa mijëshe, tepër interesante, të cilat janë të ndërtuara me material të fortë, që gjenden në anën perëndimore të Lumit Vardar dhe në vndin ku është vendosur kalaja. Kasabaja e Shkupit ka 70 Lagje (mëhalla). Historianët Kasabanë e Shkupit e quajnë Mazenderani i Rumes (emër i krahinës pjellore që shtrihej në jug të detit Kaspik).
“Kalaja”- vzhdon E. Çelebi, është qytet i fortifikuar, fortesë e fuqishme me dy palë mure (bedema). Është vendbanim shumë i bukur dhe një kasaba shumë e madhe. Banorët e qytetit janë në një nivel kulturor shumë të lartë. Dera krysore hyrëse dhe muret rrethues (bedemi), janë mbaruar me gurë gëlqeror, i cili shëndrit sikur të ishte i “politer”. Kaq bukur dhe i punuar në formë artistike të gurit, nuk i gjejmë në asnjë qytet tejtër. Mjeshtrat arkitektë i kanë punuar shtyllat e këtyre mureve rrethuese, sikur të jenë punuar nga materiali prej gipsi. Kjo mjeshtri është përdorur ndoshta vetëm në Akademinë e Platonit të shenjtë në Athinë, e cila tani është Xhamia e Fatlihut”.
Pra, qyteti i Shkupit, gjatë tërë historisë kishte rëndësi të madhe ekonomike, tregtare, kishtare, kulturore, administrative, strategjike dhe drejtuese-ushtarake, i cili ishte i ndarë në dy pjesë: e para, Qyteti i Epërm dhe e dyta pjesa e poshtme e qytetit. Në periudhën osmane dhe më vonë gjer në vitin 1952, Qyteti i Epërm shërbente për stacionimin e garnizonit ushtarak të qytetit. Nga kjo periudhë Kalaja e Shkupit ka ruajtur material arkeologjike dhe mure markante mbrojtëse, qeramikë, monedha të epokave të nryshme (romake, bizantine, serbe, bullgare e osmane).
Është për t’u shënuar se me konstituimin e mureve mbrojtëse nga periudha bizantine, si material ndërtimor ishin përdorur pa dyshim një numër i konsiderueshëm fragmente dhe monumente të plota të mbivarreve epigrafike, të cilat janë nga qyteti i Skupit antik. Gjatë kryerjes së punëve konzervative dhe restauruese në Kala, vite më parë, një pjesë e mdhe e materialeve të gjetura janë dërguar në Muzeun e Maqedonisë, në Shkup…
Shkenca e arkeologjisë në shek. XX dhe në fillim të shk. XXI është duke bërë përpjekje të dukshme në aspekt të hulumtimit, të gjetjes dhe përcaktimit të lokalitetit të qytetit të rindërtuar Skupi (Justiniana Prima). Për të kaluarën historike të qytetit antik Skupi, kryeqendër e Dardanisë ilire gjithë këto vite është shkruar shumë nga historian ballkanik e evropiane. Këto shkrime, të bazuara kryesisht në shkrimet historike antike, del se Skupi, si qendër e njohur tregtare e Dardanisë ilire, në termetin katastrofal të vitit 518 plotëisht është rrënuar. Gërmadhat deri në ditën e sotme kanë mbetur si dëshmi e lashtësisë, shkëlqimit të dikurshëm të kësaj qendre tregëtare e kryeqendër e Dardanisë, që në atë kohë ka luajtur rol të rëndësishëm në Perandorinë Bizantine.
Për hir të së vërtetës historike, pra edhe arkeologjike, e të mbështetur në shkrimet e historianit të përmendur bizantin Prokopie të Cezares (kroniku i perandorisë Justinjani i Parë) duhet theksuar kohën kur ky qytet antik dardan ka arritur shkëlqimin e vt si qendër ekonomike e kulturore. Për t’i paraqitur të dhënat e sakta historike, duhet të hedhim një shikim pak prapa (pra, disa dekada prapa, kur në vitin 395 perandori Tedosie I e E ndan perandorinë në dy pjesë) dhe në kohën e sundimit të perandorit të fundit të Perandorisë romake, Romul Angustuli, pas luftës shkatërruese të luftarakut gjerman, Odoakri, erdhi në shkatërrimin e kësaj perandorie vitin 476 të erës sonë. Iliria qendrore u shëndërrua në krahinë e quajtur province e Mezisë, kurse pjesa jugore e Ilirisë, ku gravitonin Dardania, Mollosia, Epiri, Peonia, Lynkestia, Pellgonia e disa të tjera mbetën nën Pernadorinë Romake të Lindjes (Bizanti). Kuptohet se në një ndarje të këtillë administrative, Skupi, kryeqendra e Dardanisë, u gjet në kuadër të Perandorisë Bizantine, ku sërish filloi me tregëtinë e vet. Viti 518 shënoi shkatërrimin e tërësishëm të Skupit, nga tërmeti katastrofal, me ç‘rast jeta në të gati pothuajse u shua. Megjithatë, gërmadhat e mbetura pas këtij katalizme natyror, sot e kësaj ditë dëshmojnë për ekzistencën e tij si qendër e dikurshme tregëtare dhe kryeqendër e Dardanisë.
Sipas dëshmive historike, Justinjanii i, për ta kryer aktin e themelimit të qytetit të tij të fëmijërisë, ai me suitën e tij, të madhe, pas qëndresës një natë në qytetin e Naisus (Nishi i sotëm), arriti në Skupin e shkatërruar.
Urdhëroi rindërtimin e qytetit, por jo në vndin e mëparshëm , por katër kilometra në juglindje të Skupit të mëparshëm, në kodrën që gjindej bri lumit Aksios (Vardar). Vendi i ri i caktuar kishte një pamje në të gjitha anët dhe një mburojë natyrore me kodrën dhe lumin mbi të cilin edhe urdhëroi ndërtimin e Urës (Ura e gurit).
Me themelimin e qytetit të tij Justiniana Prima, si përshpirtje (përkujtim nënës së tij), perandori dha urdhër të furtifikohet, të ndërtohet ura për të lidhur qytetin me pjesën perëndimore ku lartësohet mali (Vodno) dhe që ky vendbanim i ri ta përtërijë zërin që e gëzonte si qendër tregëtare. Sipas disa njohtimeve në kohën e tij u ndërtua edhe ujësjellësi, Aquadukti romak, që sillte ujë të pishëm nga Mali i Zi i Shkupit në qytetin e rindëruar. Sipas rrugëpërshkrueit osman, Evlia Çelebia, nga ujësjellësi (Gjermeler) Akuadukti romak, Mustafa Pasha, pas rindërtimit të Xhamisë në afërsi të Kalasë, shfrytëzoi bollshëm ujin, për nevojat e xhamisë.
Në dhjetëvjetëshin e fundit të shek XX klasa politike sllavomaqedonase ka ndërmarrë një fushatë të ashpër për sllavizimin e Maqedonisë. Në vitin 2001 tentoi të vendos kryqin në Kalanë e Tetovës, veprim ky që ishte në mesin e faktorëve që nxiti konfliktin në mes sllavomaqedonasve dhe shqiptarëve. Dhe meqë kryqi në Kalanë e tetovës nuk u vendos dot, një vjet më vonë (2002), u vendos kryqi gjigand (66 metra i lartë) në Malin Vodno në Shkup.
Por, fushata e “talibanizmit kulturor “ nuk përfundon këtu. Gjatë viteve 2002-2008, u rrënua dhe u sllavizua Kalaja e Ohrit ( duke rrënuar edhe Xhaminë Imaret në “aminiu” e një shqipfolësi), për t’u rikthyer sërish në Shkup.
Trashëgimia kulturore shqiptare në Kalanë e Shkupit gjatë gjithë këtyre viteve nga 2005, e këndej ka qenë nën “gjiotinën” e Pasko Kuzmanit, ish drejtor në Drejtorinë për Trashëgiminë Kulturore, por gjithmonë mbi ish ministrant e kulturës në qeverinë e Maqedonisë, i njohur për projektet etnocentrike dhe të dënushme për kulturën shqiptare. Kishim për ca kohë edhe ministra shqiptarë, të cilët asnjëherë nuk patën guximin që t’i thonë “stop” apo mjaft më Kuzmanit varrëmihës, që me eksavatorë veproi për t’i pritur rrënjët e trungut iliro-dardan në Kalanë e Shkupit. Disa historian shqiptar nga Mqedonia që e ngritën zërin kundër zbërjes së trashigimisë kulturore në Kalanë e Shkupit u quajtën nga këto “ministra”, me emra të çuditshëm, “dilitant”, “sharlatanë”, “çunat e Titos” e çka mos, sepse këto kishin bërë “mëkatën” se ngrenin zërin e arsyes për të penguar zhdukjen e këti thesari të papërsëritshmë iliro-dardan. Arkeologë e historian shqiptar gjithë këto vite kanë krahasuar ekspeditat e gërmimeve në Kalanë e Shkupit, me rrënimin e Statujës së Budës nga ana e talebanëve disa vite më parë në Avganistan,
Ishin historianët ( Dr Halim Purellku. Dr. Nebi Dervishi, Dr. Mysafer Bislimi, Dr. Skender Asani . Fezulla Shabani.etj) dhe arkeologët shqiptarë nga Shqipëria që e quajtën punën e gërmimeve në Kalanë e Shkupit si punë kot së koti dhe pa një metodikë pune.
Këto gërmime u shpallën si gërmime kundër zakoneve arkeologjike edhe nga Nada Proeva dhe Ivan Mikuliçiq, arkeolog të dy me përvojë të madhe.
Ishte grupi i arkeologëve nga Shqipëria i udhëhequr nga Akademik Muzafer Korkuti, që më së shumti u habitën me metodikën e punës, të cilët erdhën të shohin për së afërmi ekspozitën, e gjetjeve me Kalanë e Shkupit, e cila u hap në dhjetor të viti 2007.
Komenti i parë i prof. Muzafer Korkutit ishte: “Etmerrshme”- kur pa eskavatorin në Kalanë e Shkupit. |Në asnjë vend të botës nuk kryhen gërmime me eskavator, sepse në atë mënyrë dëmtohen rëndë kulturat mijëvjeçare. Artifaktet nuk janë paraqitur në mënyrë kronologjike dhe nuk kanë legjendë. Qeramika dhe monedhat e ngjyrosura nuk janë konservuar në rregull, në një farë mënyrë atyre u humbet origjinaliteti…” Kritika e tij me vendë, nuk përfundojë me kaq. Punën gjashtë mujore të homolagëve të tyre maqedonas ai i cilësoi si jo profsionale dh në kundërshtim me metodologjinë e punës arkeologjike, metodologji e cila përdoret në të gjitha shkollat botërore të arkeologjisë. Ai njëkohësisht i akuzoi ata edhe për mos bashkëpunimin me shkollat tjera.
“Puna që e kanë bërë në Kalanë e Shkupit për gjashtë muaj, ne në Shqipëri e bajmë për dhjetë e më shumë vjetë, ngadalë, por saktë, dhe në bashëpunim me shkollat tejra arkeologjike. Kriteret e ashpra të Konventës evropiane nga La Valeta e Maltës, të cilat duhet t’i zbatojë edhe Maqedonia, nuk lejojnë gërmime arkeologjike të mbyllura, ashtu siç po bëhen në dy lokalitete në Palloshnik (Ohër) dhe në Kalanë e Shkupit. Sipas ligjeve të Konventës, të cilën fatkeqësisht e ka nënshkruar edhe Maqedonia), asnjë gërmim arkeologjik nuk mund të realizohet pa pasur arkeologë të Shkollave të ndryshme dhe të fushave të ndryshme” – përfundojë prof. Muzafer Korkuti, Drejtor i Insititutit Areologjik në Tiranë, me reputacion botëror.
Gërmimet u rikthyen sërish në Shkup më 16 mars të vitit 2007, në dy lokalitete në të njëjtën kohë, në qendër të qytetit, në sheshin kryesor, përball Urës së Gurit, ku donin të ndërtonin një kishë të madhe dedikuar Shën Nikolla Gruevskit dhe në lokalitetin e Kalasë dardane të Shkupit.
Shkatërrimi dhe sllavizimi i Kalasë nisi pra në mars të vitit 2007 me gërmimet “arkeologjike e politike” të varrëmihësit Pasko Kuzman, ndërkaq përfundimet po duken tani me tenderët për ndërtimin e kishave në Kala.
Maqedonia për një kohë të gjatë tanimë i është nështruar krishterizmit të kulturës në të gjitha rrafshet dhe fushat e veprimtarisë së saj. Fenomenet e atributeve identitare janë të njohura sidomos në kohën e krizave të ndryshme kur paraqitet nevoja e tejkalimit të problemeve të kësaj natyre.
Antropologu i njohur botëror Arnold Van Genep duke u ndalur në përshkrimin e ritualeve që paraqiten në planin individual, thekson se ato shërbejnë për tejkalimin e krizave, madje qoftë edhe në rrafshin identitar apo kolektiv. Edhe Maqedonia në kohën kur ballafaqohet me krizë në rrafshin e identiteti tenton të krijojë mite të ndryshme, madhe edhe me prapavijë mistifikuese me qëllim që të përfetësojë fizionominë e brishtë identitare. Kjo mënyrë e logjikës së krerëve shtetërore e “shkencor akademike” të Bllazhe Ristevskit me shokë ishte karakeristike për shek. XIX, në kohën e krijimit të kombeve. Zhvendosja e një logjike në kohën tonë është anakromike dhe bie ndesh me kohën në të cilën jetojmë, e sidomis me realitetin faktik të Maqedonisë, sepse ky shtet është multietnik e multikonfesional dhe se atakimi i këtij realiteti domethënë zhbërje e prspektivës së ndërtimit të përbashkët të këtij entiteti shtetëror.
Edhe pas shumë viteve, Pasko Kuzman dhe pasardhësit e tij po e përsërit refrenin se do të ndërtojmë tre muze: një për gjetjet arkeologjike për periudhën parahistorike; muzeu i dytë do të ruaj gjetjet arkeologjike nga periudha mesjetare ose bizantine, dhe me muzeun e tretë do të vendosen objektet arkeologjike nga periudha osmane), që në fakt do të jenë kisha. Për të vërtetuar këtë kemi shkëputur një pjesë të deklaratës që Pasko Kuzman e dha në maj të vitit 2008 duke vënë një theks të veçantë në Kishën e gjetur në Kala të Shkupit, “Kisha i takon periudhës bizantine, shek. XI-XII, ndërsa në të ardhmen pritet që të zbulohen, edhe tre kasha të tjera në Kala të Shkupit”, potencoi ky drejtor për Ruajtjen e Trashëgimisë, i cili në realitet është për falsifikimin e tyre, e në këtë mënyrë duke lënë kështu fushë qëllimit të tij dhe të gërmimeve arkeologjike se shkon atje me qëllim për të zbuluar vetëm kisha dhe asgjë tjetër.
Ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit në mënyrë tinzare, nën arsyetimin e muzeut arkeologjik, nuk duhet marrë si një lajm senzacional për opinionin në Maqedoni. Kisha në Kala është pjesë e politikës së instaluar nga VMRO –DPMNE që nga viti 2000 kur u morr vendimi për ndërtimin e kryqit gjigand në malin Vodno të Shkupit. Më pas dhjetëra kisha dhe kishëza, kryqe e kryqëza lindën në tërë territorin e Maqedonisë, dhe sot zorë se gjen një rrugë magjistral, publike ose rugicë, që lidh qytetet që i ka bërë ballë këtij fenomeni. Dhe me të drejtë dy miqtë e mij (Rexhep Ademi dhe Driton Dikena) e ngritën shqetësimin duke u shprehur: “Pse në formë artificiale dikush dëshiron t’i krishterizojë objektet vjetra historike që nuk kanë pikë të përbashkët me orthodoksizmin? Këto dhe dilema të tjera bënë që të gjithë ne të besojmë se partit politike shqiptare në pushtet paraqesin vetëm dekor për të vetëkënaqur vetvehten me statisikat hendikpe të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa vendimarrja mbet përsëri si e drejta e ekspkluzive e maqedonasve”.
Ngjarjet e 13 shkurtit 2011 në Kalanë e Shkupit janë shembull më pikant i arrogancës, mllefit, urretjes dhe shfrenimit të autokracisë të veshur me petkun e demokracisë “Alla” VMRO. Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni që tërë këto vite ka ngritur zërin kundër gërmimeve politike në kalatë e Maqedodonisë, në bashkëpunim me Lëvizjen “Zgjohu”, disa ditë përpara kishin paralajmëruar mbajtjen e një proteste paqësore dhe një konferencë me gazetarët më 13 shkurt në Kalanë e Shkupi, atje ku arkeologu i “famshëm” dhe falsifikuesi i maskave të Trebenishtit, Pasko Kuzman, kishte përgatitur terenin për çmendurinë e radhës ( për të vepruar në të njëjtën mënyrë, siç kishte vepruar me Kalanë e Ohrit, pra për të zhdukur trashëgiminë ilire të këtyre kalave dhe për t’u mveshur petkun sllavomaqedonas).
Kësaj proteste paqësore të paralajmëruar i’u kundërvunë “falangët” e Nikolla Gruevskit, të cilët kishin zënë pritë në hyrje të Kalasë, duke i penguar në këtë mënyrë me gurë dhe objekte të forta që aktivistët e organizatave joqeveritare shqiptare të kryenin misionin e tyre, të paralajmëruar paqësor. Jemi dëshmitar që konferenca për shtyp e krerëve të shoqatave joqeveritare e caktuar me 13 shkurt 2011, u sfidua nga uliganët sllavomaqedonas që kishin ardhur për të penguar zërin e arsyes të intelektualëve dhe qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, pra të Kalasë së Shkupit.
Pikërisht, kjo që po ndodh me ne shqitparët në Maqedoni në lëminë e trashëgimisë, krejtësisht të privuar nga kjo e drejtë për t’i shijuar të mirat kulturore e arkeologjike është padyshim uzurpim institucional e orkestruar nga Akademia e shkencave sllvomaqedonase, e cila në çdo mënyrë bënë përpjekje që shqiptarëve t’u frenojë të drejtat në çdo fushë pa përjashtim. Nga prononcimet dhe “zbulimet” këto 20 vjetët e fundit, nuk është vështirë të kuptohet se ku e mbështet dhe ku e gjen frymëzimin e vet politika maqedonase e diskriminimit sistematik të shqiptarëve, se ku e merrë lëndën e parë qeveria dhe lidershipi i saj. Propozim – projekti i këmbim territoresh me R. e Shqipërisë (2001), botimi i Enciklopedisë maqedonase (2009), gërmimet “arkeologjike ploitike” në kalatë e Ohrit, Tetovës e Shkupit, etj, janë një lloj nga Akademia e Shkencave të Serbisë, e cila u bë më pas platform e genocidit, krimeve, masakrave dhe spastrimeve etnike kundër popullit shqiptar në Kosovë. Shenjat e kësaj politike antishqiptare këtu në Maqedoni, Shkupi zyrtar po i dëshmon për çdo ditë. Vetëm një politikan miop nuk i sheh.
STRUGЁ
09.Gusht.2025