Monday, July 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPunëtorët e Komunales së Strugës, këta heronj të mëdhenj në të nxehtin...

Punëtorët e Komunales së Strugës, këta heronj të mëdhenj në të nxehtin e madh! Jepuni dashuri dhe respekt pafund

Në një kohë kur shumë sy kalojnë pa i parë, pastruesit e qytetit të Strugës vazhdojnë punën e tyre pa u ndalur, qoftë nën rrebeshin e shiut, në acarin e dimrit apo në të nxehtin përvëlues të verës. Ata janë punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Komunale”, të cilët çdo ditë, herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje, kujdesen që qyteti të jetë i pastër, i rregullt dhe i jetueshëm për të gjithë.

Me veshje të thjeshta pune dhe mjete, ata përballen me kushte të vështira atmosferike dhe sfida të përditshme në rrugët dhe lagjet e Strugës. Ndonëse shpesh të padukshëm për syrin e zakonshëm, puna e tyre është jetike për shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit.

Qoftë kur termometri kalon 40 gradë celsius, apo kur bora mbulon rrugët dhe shiu rrëke ulet nga çatitë, ata janë aty. Një pasqyrë e përkushtimit dhe e përgjegjësisë që shpesh nuk vlerësohet sa duhet.

Drejtori Iqmet Islami, nga Komunalja e Strugës bën të ditur se stafi i pastrimit angazhohet me përkushtim të plotë, dhe pavarësisht sfidave, qëllimi mbetet gjithmonë i njëjtë,një qytet i pastër për të gjithë.

Le të mos harrojmë se pas çdo rruge të pastër, çdo sheshi të rregullt dhe çdo kontejneri të zbrazur qëndron një dorë punëtori – një hero i heshtur i jetës së përditshme.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments