Sunday, July 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNë Strugë, dasma pa “shi parash” nuk quhet dasmë

Në Strugë, dasma pa “shi parash” nuk quhet dasmë

Struga nuk është më thjesht qyteti i liqenit, është edhe “qyteti i dasmave me para që fluturojnë”. Në çdo ditë vere, dasmat në këtë zonë kthehen në skena ku nuk mungojnë muzika, vallja, e as paratë që hidhen si të ishin letra pa vlerë.

Tradita e njohur tashmë në mbarë trevat shqiptare ka zënë fort vend edhe në Strugë, muzikantët këndojnë, dasmorët kërcejnë dhe disa të ftuar nxjerrin tufat e parave nga xhepi e i hedhin sipër orkestrës.

Për një pjesë të struganëve, kjo është një mënyrë krenarie dhe nderi për çiftin. Por për të tjerë, duket më shumë si garë: kush hedh më shumë para, duket më “i zoti”.

“Nuk është më çështje tradite, por prestigji. Kush nuk hedh para, duket sikur nuk ka para ose është koprrac,” tha një dasmor me humor.

Video nga dasmat në Strugë po bëhen gjithnjë e më virale, duke treguar skena ku qindra euro fluturojnë në ajër, ndërsa kamerat i fokusojnë si trofe.

Ndërkohë, disa zëra kritikë në qytet ngrenë pyetjen: “A ka nevojë një festë për kaq shumë shpenzime? Apo kemi harruar pse martohemi?”

Një gjë është e qartë – në Strugë, dasmat nuk janë vetëm për të dashuruarit, por edhe për ata që duan të tregojnë “sa i rëndë është portofoli”.

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments