Tuesday, July 15, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKurir: Arrihet marrëveshja në FE, ja ndarja e komunave mes Ahmetit, Selës...

Kurir: Arrihet marrëveshja në FE, ja ndarja e komunave mes Ahmetit, Selës dhe Taravarit

Portali maqedonas Kurir spekulon se është l arritur marrëveshje brenda “Frontit Evropian” për ndarjen e kandidatëve për kryetarë komunash.

Ziadin Sela me partinë e tij spekulohet se do të garojë në Strugë (BDI heq dorë nga Ramiz Merko), Bujar Osmani nga BDI do të kandidojë në Çair, ndërsa Arben Taravari, do të synojë Gostivarin me kandidatin Valbon Limani, mëson Kurir.

Po aahtu thuhet se ASH e Selës ka marrë gjithashtu Dibrën, ku do të garojë me kandidatin Tiron Jajaga, si dhe Haraçinën me Driton Nebiun.

BDI do të garojë në Likovë me Erkan Arifin, në Tetovë me Bajram Rexhepin, në Bogovinë me Besnik Emshiun, në Zhelinë me Emir Sulejmanin, në Bërvenicë me Arkin Jahiun, në Çashkë me Suat Shaqirin dhe në Pllasnicë me Alija Jaoskin.

Taravari dhe partia e tij gjithashtu siç thuhet do të ketë kandidatë për Vrapçishtin me Isen Shabanin dhe në Saraj me kandidatin Blerant Ramadani.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments