Komisioni Rregullator i Energjetikës njoftoi se nga mesnata do të hyjnë në fuqi çmime të reja për derivatet e naftës.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të EURODIZEL-it (D-E V), si dhe të vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) do të rriten me 1.50 denarë për litër.
Sipas vendimit të ri:
EUROSUPER BS-95 do të shitet për 75.50 denarë/litër,
EUROSUPER BS-98 për 77.50 denarë/litër,
EURODIZEL (D-E V) për 71.50 denarë/litër,
Vaji ekstra i lehtë EL-1 për 71.00 denarë/litër.
Ndërkohë, çmimi me pakicë i naftës M-1 NS është rritur për 1.063 denarë, duke arritur në 40.472 denarë për kilogram.