Monday, July 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFOTO/ Pamje nga vendi ku ndodhi vr*asja e trefishtë në Maqedoni!

FOTO/ Pamje nga vendi ku ndodhi vr*asja e trefishtë në Maqedoni!

Dy persona, babë e bir janë vrarë, ndërsa vrasësi kreu vetëvrasje mbrëmë në Prilep. Sipas njohurive të para, qytetari 63-vjeçar i Prilepit së pari e privoi nga jeta nipin e tij 43-vjeçar (djalin e motrës) dhe djalin e tij 11-vjeçar, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe çështjeve të pazgjidhura familjare, ndërkaq më pas ka kryer vetëvrasje.

“Babai dhe i biri kanë shkuar në shtëpinë e dajës në rrugën ‘Stevan Apostolloski’ rreth orës 15 deri në orën 16. Përveç dajës, në shtëpi nuk ka qenë askush. Përndryshe, paraprakisht daja ia kishte lënë shtëpinë nipit të tij. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në orët në vijim, vetëm dihet se babai dhe djali i tij 11-vjeçar janë vrarë me pistoletë para se të arrijë policia rreth orës 22. Kjo është konfirmuar sepse fqinjët kanë dëgjuar të shtëna”, tha prokurori publik, Stevço Binoski.

Bashkëshortja e të vrarit është paraqitur në polici pasi që ishte e shqetësuar për mungesën disaorëshe të bashkëshortit dhe djalit të saj. Policia arriti para shtëpisë rreth orës 22 dhe kur ka tentuar të hyjë, vrasësi u ka hedhur bombë e cila ka shpërthyer në gjysmë, por nuk ka shkaktuar lëndime.

“Policia e angazhoi njësinë tigrat e cila më pas rerth orës 1 pas mesnate hyri në shtëpi dhe i gjeti tre kufomat”, tha prokurori publik Stevço Binoski i cili kreu ekspertizë në vendin e tragjedisë e cila i tronditi banorët e Prilepit.

Është urdhëruar të bëhet obduksioni i tre kufomave./MIA

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments