Sunday, July 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiTateshi i Epërm: Nëse nuk na rregullojnë rrugët, do të bojkotojmë zgjedhjet...

Tateshi i Epërm: Nëse nuk na rregullojnë rrugët, do të bojkotojmë zgjedhjet lokale në Strugë

Të nderuar bashkëfshatarë,

Pas shumë përpjekjesh dhe kërkesash të përsëritura nga Bashkësia Lokale e fshatit Tatesh i Epërm drejtuar Komunës së Strugës për rehabilitimin e rrugës Tatesh i Epërm – Dobovjan, fatkeqësisht kemi dështuar në çdo tentativë. Në fund, arritëm që kërkesën ta çojmë deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe aty ajo u refuzua si amendament në buxhetin për vitin 2025.

📌 Kjo rrugë është jetike për qarkullimin, sigurinë dhe zhvillimin e përditshëm të dhjetëra familjeve që jetojnë në këtë zonë, dhe refuzimi i saj është një injorim i qartë ndaj nevojave tona bazike.

🛑 Nëse nuk merret parasysh dhe nuk gjendet një zgjidhje konkrete për realizimin e kësaj rruge, paralajmërojmë se:

👉 Do të bojkotojmë çdo formë zgjedhjesh, përfshirë edhe ato lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti!

⛔ Ne nuk do të pranojmë më që të përfaqësohemi nga askush që nuk mbron interesat tona minimale.

🗣 Kërkojmë reagim dhe zgjidhje urgjente nga autoritetet përkatëse!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments