Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur sot ndaj ekipit gazetaresk të televizionit ALSAT-M, i cili po raportonte për zjarrin e madh në deponinë e egër në Vizbeg.
Sipas informacioneve nga kolegët, gazetari Avni Tahiri dhe kameramani Shenol Hajredini janë sulmuar fizikisht nga një person që është pronar i mbeturinave dhe që dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. Sulmuesi ia ka marrë me dhunë telefonin gazetar Avni Tahirit dhe e ka hedhur në zjarr, ndërsa kameramani Shenol Hajredini është sulmuar gjithashtu dhe i është thyer kamera. Personi është arrestuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe rasti është paraqitur në MPB.
SHGM është në kontakt me pikat e kontaktit në MPB dhe Prokurorinë Publike për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias.
Kujtojmë se me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, çdo sulm ndaj gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës profesionale përbën vepër penale serioze për të cilën janë paraparë dënime ligjore.
Presim nga institucionet hetim të shpejtë dhe efikas, me ndëshkim të merituar për sulmuesin.