Wednesday, July 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFaton Pollozhani: Hapja e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Strugë, një...

Faton Pollozhani: Hapja e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Strugë, një hap historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!

Faton Pollozhani- Kryetar i BDI-Strugē

🇦🇱 Një hap historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!

Sot, me krenari dhe emocion të veçantë, mirëpresim hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë – një zhvillim i shumëpritur, që përforcon lidhjet institucionale, kombëtare dhe njerëzore mes shqiptarëve në këtë anë të kufirit dhe shtetit amë.

🇦🇱 Shqipëria ka një rol kyç në rajon – si një faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe integrimi evropian. Hapja e kësaj Konsullate e dëshmon më së miri angazhimin konkret për të qenë më afër çdo shqiptari, për të ndërtuar ura më të forta bashkimi dhe për të përmbushur aspiratat tona të përbashkëta.

Falënderime të veçanta për të gjithë ata që kontribuan në këtë proces dhe për përfaqësuesit e institucioneve që besuan në këtë domosdoshmëri strategjike!

Le të jetë kjo Konsullatë një simbol i bashkimit, i dinjitetit dhe i rrugëtimit tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët! 🇦🇱🤝🇲🇰

#ShqipëriaNëStrugë #KonsullataShqiptare #BashkëPërShqiptarët #ZëriYnëNëInstitucione

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments