Wednesday, July 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiIzet Mexhiti: Struga bëhet portë diplomatike shqiptare – u hap Konsullata e...

Izet Mexhiti: Struga bëhet portë diplomatike shqiptare – u hap Konsullata e Shqipërisë (FOTO)

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, një moment që ai e cilësoi si me “peshë të veçantë” për shqiptarët në rajon.

Në një reagim publik, Mexhiti vlerësoi Strugën si një qytet me rrënjë të thella historike e kulturore, që tashmë merr edhe një rol të ri – atë të një porte diplomatike shqiptare në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

“Konsullata do të jetë një adresë konkrete për çdo shqiptar në rajon, një pikë lidhëse e gjallë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në shërbim të qytetarëve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, theksoi Mexhiti.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani.

Sipas Mexhitit, kjo ngjarje shënon një moment të ri dhe të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe është një hap konkret drejt forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

“Urime Strugës dhe gjithë shqiptarëve!”, përfundon mesazhin e tij zëvendëskryeministri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments