Sunday, July 6, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDurmishi nga Struga: Investojmë 40 milionë euro që qytetarët të qëndrojnë dhe...

Durmishi nga Struga: Investojmë 40 milionë euro që qytetarët të qëndrojnë dhe të përparojnë në vendin tonë

Dje në Strugë, Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencia e Punësimit mbajtën prezantimin publik të Planit Operativ të Punësimit 2025. Ngjarja tërhoqi interes të madh te qytetarët, bizneset dhe institucionet lokale ndërsa fokusi kryesor ishte në masat që rrisin drejtpërdrejt punësimin dhe stimulojnë ekonominë.

Prezantimi u ndoq edhe nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmishi, i cili tha se Qeveria po investon në qytetarët – idetë, kapacitetet dhe ambiciet e tyre.
“Ne nuk ofrojmë premtime boshe, por masa, mjete dhe mbështetje konkrete. Plani Operacional është një mjet për këdo që dëshiron të fillojë, të trajnohet më tej ose të punësohet. Qëllimi është i qartë – të krijojmë mundësi këtu “në shtëpi”, theksoi ministri Durmishi.

Plani i vitit 2025 parashikon investime prej 40 milionë eurosh, që synon më shumë se 10.000 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e deritanishme tregon se masat tashmë po japin efektin e dëshiruar.

Masa e praktikës siguron përfshirjen e 1.352 të rinjve deri në moshën 29 vjeç, 40 prej të cilëve përmes praktikave online. Secili pjesëmarrës do të marrë kompensim mujor prej 12.000 denarësh për një periudhë prej tre muajsh.

Punësimi i subvencionuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme tashmë ka mbi 2.000 aplikime – dëshmi e interesit të lartë të sektorit privat për të marrë pjesë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Mbështetja financiare për fillimin e biznesit tuaj është mbyllur me sukses me mbi 6.000 aplikime, ndërsa në rrjedhë është përzgjedhja e përdoruesve.

Masa 3.1 – Trajnimi te punëdhënës i njohur mbetet një nga mjetet më efikase të punësimit, duke lidhur drejtpërdrejt qytetarët me kompanitë që kërkojnë staf.
“Këto shifra nuk janë vetëm statistika – pas çdo aplikimi ka histori, shpresë dhe vendim për të bërë një hap përpara. Detyra jonë është ta mbështesim atë vendim me mjete reale”, shtoi ministri Durmishi.

Ngjarja në Strugë është pjesë e një fushate më të gjerë në terren, me të cilën Ministria dhe Agjencia e Punësimit i paraqesin masat drejtpërdrejt para qytetarëve. Vijojnë prezantimet në Gostivar, Kërçovë, Saraj, Likovë dhe komuna të tjera me shkallë të lartë të papunësisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments