Të nderuar aktivistë, qytetarë dhe miq,
Ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen solemne të Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Strugë, e cila do të mbahet të dielën, më 6 korrik, në ora 19:00, në çarshinë e vjetër të qytetit (korzo), pranë kafe Trendy.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë liderët e VLEN-it:
➡️ Bekim Qoku
➡️ Arben Fetai
➡️ Zeqirija Ibrahimi
➡️ Bilall Kasami
➡️ Izet Mexhiti
Si dhe kryetari i Shtabit Qendror, z. Adnan Azizi.
🔵 Ejani të japim mesazhin e bashkimit, mobilizimit dhe përkushtimit për një Strugë që meriton më shumë!
👥 Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme – bashkë e nisëm, bashkë do ta çojmë deri në fund!
VLEN – Koha është tani!