*Ministria e Brendshme njoftoi ka mundësuar caktimin online të termineve për dokumente personale në vend dhe për diasporën, pra të gjithë ata që nuk kanë numër telefoni të Maqedonisë, përmes mundësisë për të bërë rezervim përmes postës elektronike.
Ky seksion mund të qaset drejtpërdrejt përmes këtij linku:
https://termin.mvr.gov.mk/Call_Request
Që nga futja e caktimit elektronik përmes ueb-faqes së Ministrisë së Brendshme në vitin 2024, ka pasur mesatarisht 7,000 termine të planifikuara në muaj, ndërsa gjatë vitit 2025 ka pasur mbi 4,000 termine në muaj ose mesatarisht pothuajse 200 termine të planifikuara në ditë përmes këtij shërbimi, transmeton Portalb.mk.
“Për më tepër, ju informojmë se caktimi i një termini përmes linjave të rregullta telefonike funksionon pa probleme dhe termin për procedurë të rregullt merret brenda një dite”, thonë nga MPB.
Paraprakisht kjo ishte e mundur për qytetarët brenda vendit, por jo edhe për ata nga jashtë. Ndërkohë caktimi i termineve online, por edhe në telefon u bë gati se i pamundur pasi të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të vitit 2024 dhe sistemi u stërngarkua.