Mexhiti: Pozicionet janë të përkohshme, lidhjet me Shqipërinë janë të përhershme

0
12
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në fjalimin e mbajtur me rastin e shënimit të njëvjetorit të qeverisjes së re, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dhe afatgjata me Shqipërinë si shtet amë, duke e vendosur këtë raport mbi përkatësitë politike apo ndarjet partiake.

Duke iu drejtuar ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, Mexhiti bëri thirrje për një unitet institucional dhe kombëtar, duke theksuar:

“Pozicionet tona janë të përkohshme, si ato ekzekutive, ashtu edhe ato diplomatike, por Shqipëria dhe lidhjet tona me të janë të përhershme. Raporti i shtetit amë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të jetë mbi të majtën e të djathtën, mbi subjektet, mbi partitë dhe mbi grupacionet. Duhet të jetë për shqiptarët.”

Fjalimi i tij u prit me duartrokitje dhe u interpretua si një mesazh i qartë për forcimin e lidhjeve ndërshqiptare, duke lënë mënjanë ndasitë politike për hir të interesit kombëtar.