Saturday, July 5, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë 7 vitet e fundit 17 mijë nxënës dhe 7 mijë studentë...

Në 7 vitet e fundit 17 mijë nxënës dhe 7 mijë studentë më pak në Maqedoninë e Veriut

*“Në shtatë vitet e fundit, numri i nxënësve është zvogëluar për 17.000 dhe ai i studentëve për 7.000. Klasat dhe amfiteatrot po zbrazen. Nëse kjo nuk ndalet, shteti nuk mund të shpresojë në një të ardhme perspektive, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e sotme me titull “Sfida demografike dhe zgjidhjet e mundshme”.

“Arsimi dhe shkenca nuk duhet të jenë faktorë që nxisin emigrimin. Ato duhet të jenë fusha që u ofrojnë të rinjve një proces cilësor të edukimit personal, por edhe mundësi për angazhim profesional, si në institucionet arsimore ashtu edhe në ato shkencore,” tha Janevska, duke shtuar se këtë vit buxheti i ministrisë është më i madhi deri tani për më shumë mundësi arsimore dhe shkencore.

“Po e forcojmë standardin e nxënësve dhe studentëve. Kemi futur masa dhe mbështetje financiare që më parë nuk ekzistonin, veçanërisht për fëmijët e talentuar që të marrin pjesë në gara të mëdha. E kemi rritur vëllimin e bursave dhe kemi zgjeruar të drejtat për më shumë nxënës dhe studentë. Po e harmonizojmë arsimin me nevojat e tregut të punës, në mënyrë që të rinjtë të mund të punësohen shpejt dhe të bëhen ekonomikisht të pavarur,” theksoi ministrja.

Ajo informoi gjithashtu se është në fazë përgatitjeje një ligj i ri për arsimin e lartë, i cili do të parashohë punësimin e studentëve më të mirë nga çdo gjeneratë në universitetet shtetërore.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments