Friday, July 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIzet Mexhiti: Një vit punë! Qeveri për qytetarët, jo për interesat...

Izet Mexhiti: Një vit punë! Qeveri për qytetarët, jo për interesat e ngushta!

Një vit punë!
Qeveri për qytetarët, jo për interesat e ngushta!

Sot, nën moton “Po ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen”, u mbajt konferenca që shënoi një vit nga formimi i Qeverisë. Kjo ngjarje paraqiti një bilanc të arritjeve të deritanishme dhe konfirmoi angazhimin për një qeverisje me përgjegjësi, transparencë dhe në shërbim të qytetarit.

Një vit më parë, qytetarët zgjodhën shpresën në vend të frikës, ndryshimin në vend të stagnimit. Sot, pas 365 ditësh pune, qeveria u tregon se e dëgjon zërin e tyre dhe se është e gatshme ta ndërtojë të ardhmen së bashku me ta. Një të ardhme ku politika është mjet për zhvillim e përparim, jo për përfitim personal.

Këtë vit qeverisjeje u hodhën hapat e parë vendimtarë drejt çlirimit të institucioneve nga ndikimi i krimit dhe korrupsionit. Qeveria e re tregoi se është e vendosur të ndërtojë një sistem ku drejtësia nuk është selektive dhe ku interesi publik vihet përpara interesave personale apo partiake.

Ishte një vit i ndërtimit të themeleve të forta dhe i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik; këtë periudhë i kemi dhënë prioritet investimeve strategjike në arsim, për të krijuar një sistem më cilësor e të barabartë për të gjithë; në shëndetësi, për të garantuar kujdes më të mirë dhe më të qasshëm për qytetarët; si dhe në projekte madhore ekologjike, me fokus në mbrojtjen e mjedisit, energjinë e pastër dhe ndërtimin e një të ardhmeje të gjelbër për gjeneratat që vijnë.

Kjo është një qeveri që i është kthyer qytetarit, me një qasje të ndershme, dialog të hapur dhe përgjegjësi për çdo vendim të marrë. Këto parime kanë qenë busulla jonë gjatë gjithë kësaj periudhe qeverisëse.

Ndryshimet nuk ndodhin brenda natës, por themelet po vendosen dhe drejtimi është i qartë!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments