Drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk mungon.Për çdo padrejtësi ,qofshin ato të qëllimshme apo të paqëllimshme,që u shkaktoni qytetarëve tuaj, veçanërisht shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të mbani përgjegjësi.
Ju mund të fshiheni pas funksioneve shtetërore, mund të heshtni zërin e pakënaqësisë përmes mekanizmave institucionalë, por nuk do të mund t’i shpëtoni gjykimit të popullit.
Çdo përjashtim nga përfaqësimi i barabartë, çdo pengesë në arsim, punësim, apo përdorimin e gjuhës shqipe, çdo shkelje e dinjitetit njerëzor është një borxh që historia do jua kërkojë me kosto shumë të madhe.
Dhe historia është gjykatësi më i pamëshirshëm,ajo nuk harron.
Brezi i ri po rritet me vetëdije më të madhe, me më shumë guxim dhe me kërkesë të palëkundur për barazi dhe drejtësi. Kjo kohë e padrejtësive do të mbetet si një faqe e errët në historinë e vendit dhe ju që jeni sot në pushtet, do të mbani përgjegjësinë e asaj faqeje.
Mos e nënvlerësoni fuqinë e popullit kur ai zgjohet.
Dhe mos harroni:
Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm!
Garip Kaba-ASH