*Dy partitë vogla Lidhja Demokratike dhe Partia Liberal-Demokrate kanë dorëzuar sot në Kuvend Propozim – ligjin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor me të cilin propozohet që vendi të jetë një njësi zgjedhore.
Siç kanë sqaruar nga këto parti, ndryshimet e këtilla do të nënkuptojnë një shtysë të fortë për demokratizimin e procesit zgjedhor dhe të shtetit në tërësi, si dhe çmontimin e “sistemit njëpartiak” të qeverisjes dhe rritjen e llogaridhënies së degëve ekzekutive dhe legjislative.
“Me ndryshimet, pas çdo deputeti do të qëndrojë numër i njëjtë i votuesve dhe jo sikur deri më tani që në njësinë zgjedhore gjashtë një deputet të zgjidhje me 6,300 vota, ndërsa në njësinë zgjedhore tre, me 10 mijë vota. Propozojmë që të mbetet modeli i Dontit, pa pragë zgjedhor, ndërsa deputetët të llogariten sipas modelit të Dontit. Me propozimin mundësohet edhe pjesëmarrje e pavarur e partive nga komunitetet më të vogla etnike dhe garantohen vend në Kuvend nëse kanë mbështetjen e nevojshme të votuesve për deputet”, theksoi Lidhja Demokratike.
Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot rreth këtij propozim ligji tha se ende nuk e ka parë, por përsëritu qëndrimin e tij se, VMRO – DPMNE në parmin mbështet modelin me një njësi zgjedhore.
“Unë dhashë propozim që të kemi një njësi zgjedhore me mundësi që të votojë edhe diaspora aty ku ligjet dhe kushtetuta e shteteve e lejojnë që ajo të jetë edhe jashtë përfaqësive konsullore diplomatike. Aty ku nuk lejon, të bëhen në kuadër të përfaqësive konsullore diplomatike. Kjo ishte temë e dialogut partiak edhe para disa viteve por, fatkeqësisht nuk u arrit atëherë, nuk ishim të gatshëm. Tani deri në zgjedhjet e ardhshme, ndoshta zgjedhjet liokale jo, por deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kemi disa vite dhe nëse nisim punën me kohë mund t’i përgatisim edhe përfaqësitë konsullore diplomatike. Kështu që, nuk shoh arsye që të mos ndodhë kjo”, deklaroi Mickoski.
Mbështetje për modelin me një njësi zgjedhore kanë shprehur edhe partia opozitare LSDM, ndërsa partitë shqiptare kërkojnë debat më gjithëpërfshirës.
Koalicioni VLEN thotë se për një vendim të tillë duhet të ketë një konsensus më gjithëpërfshirës.
“ Unë mendoj se këto lloj propozimesh kërkojnë një konsensus të plotë si ndërpartiak, ashtu edhe me shoqërinë civile sepse prekin jashtëzakonisht shumë fushën politike në shtet dhe besoj se këtu duhet ulur, se ka pasur disa propozime për 3 njësi, 8 njësi, 1 njësi. Propozime ka pas, por këtu për të qenë më serioz dhe thelbësorë duhet të ulemi, të kemi një debat të përgjithshëm”, theksoi për Alsat, koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku.
BDI theksoi se mbështet modelin një njësi zgjedhore, por thonë se ata vetë do ta bëjnë një propozim të tillë.
“BDI, propozon ndryshimin e modelit aktual zgjedhor nga gjashtë njësi në një njësi të vetme zgjedhore, me lista të hapura, me vendosjen e një pragu zgjedhor prej 3 % të votuesve të regjistruar, ose alternativisht, një prag prej 5 % të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, theksuan për Alsat nga BDI. Lidhur me këtë propozim pritet edhe prononcimi i partive tjera politike dhe sektorit civil.(INA)