Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJozyrtare: Dy viktimat që ndërruan jetë në aksi*dentin tragjik janë dy shtetas...

Jozyrtare: Dy viktimat që ndërruan jetë në aksi*dentin tragjik janë dy shtetas të huaj, viktima e tretë është nga Maqedonia e Veriut, ka edhe fëmijë të lënduar

Nga SPB-Ohër për Struga Ekspres informojnë se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në fshatin Trapçindoll ka ndodhur një aksident tragjik ku kanë humbur jetën 3 persona dhe 8 të tjerë janë lënduar.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura ku kanë ndërruar jetë 3 persona dhe 8 persona janë lënduar.”, thonë nga SPB-Ohër.

Nga SPB-Ohër gjithashtu njoftojnë se po hetohet rasti tragjik dhe se akoma nuk janë identifikuar emrat e 3 viktimave dhe 8 të lënduarve!

Jozyrtarisht, burime nga terreni thonë se dy prej viktimave janë shtetas të huaj, ndërsa një viktimë është shtetas me banim në Maqedoni, shkruajnë nga porta.mk.

Mësohet se në përplasjen e tre makinave ka dhe fëmijë të lënduar.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments