Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNjë vit pa Fisnik Bekteshin, pa njeriun më pozitiv që kishte Struga

Një vit pa Fisnik Bekteshin, pa njeriun më pozitiv që kishte Struga

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të njeriut më pozitiv Fisnik Bekteshit

Një vit pa Ty, Fisnik…
Më 18 prill 2024 u shua zemra jote, por jo dashuria, kujtimet dhe gjurmët që le pas. Sot, në përvjetorin e parë të ndarjes tënde nga kjo jetë, dhimbja mbetet po aq e freskët, mungesa po aq e madhe.

Ti ishe dhe mbetesh një bashkëshort i dashur, një baba i rrallë dhe një gjysh shembullor. Një mik i mirë, një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit, e mbi të gjitha një shpirt i madh që i dhuroi shumë kësaj bote.

Radio Rrapi mbart ende zërin tënd, frymën tënde dhe përkushtimin që pate për çdo gjë që bëre me zemër. Edhe pse nuk je më fizikisht mes nesh, prania jote ndihet në çdo cep të kujtimeve tona.

Faleminderit për gjithçka që ishe dhe gjithçka që na le si trashëgimi – dashuri, vlera dhe një emër që do të kujtohet gjithmonë me respekt.

Pusho në paqe, i dashur Fisnik.
Të duam dhe na mungon pafund.

— Me mall dhe respekt,
Familja Bekteshi dhe miqtë e Radio Rrapit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments