*Aksident tragjik pranë Dibrës: Një familje nga Tetova përfshihet në aksident, një person humb jetën një tjetër lëndohet rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrêmë afër Dibrës, ku është përfshirë një familje nga Tetova që po kthehej nga Shqipëria.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, në aksidentin e rëndë dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.
Sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një burrë nga Tetova, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në Zvicër. Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.